• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Blog

“Rama në burg, Berisha në burg”… parullat e 1945-ës!

25/08/2026
in Blog
        
 

Nga Musa Kurtulaj

-Thirrje që të kujtojnë kallabllekun para gjykatave në vitet 1945 – 1948 kur zhvilloheshin gjyqet politike –

Në Tiranë, prej 86 ditësh, në protestë dëgjohet thirrja: “Rama në burg, Berisha në burg!”. Përtej bindjeve politike dhe përgjegjësive që mund të ketë çdo individ, kjo mënyrë artikulimi ngre një pyetje themelore: a është kjo gjuhë në përputhje me kulturën e një shteti demokratik dhe juridik? Thirrjet kolektive për arrestime, burgosje apo edhe “tërheqje zvarrë” nuk janë thjesht shprehje zemërimi politik.

Ato rrezikojnë të krijojnë idenë se fajësia mund të përcaktohet nga turmat, përpara se të flasin prokuroria dhe gjykata. Historia jonë na ka treguar se ku mund të çojë shndërrimi i turmës në një lloj “gjykate publike”. Kujtoni vitet 1945–1948 kur, në oborret e gjykatave që zhvillonin gjyqet politike, mblidheshin turmat që thërrisnin “me vdekje, me vdekje” dhe “në litar, në litar”.

Sot, një shoqëri demokratike tregohet shumë e kujdesshme që të mos rikthejë, qoftë edhe në formë tjetër, logjikën e dënimit të paraprirë nga thirrjet e turmave.

Protesta është e drejtë demokratike; por protesta kurr nuk mund të zëvendësojë drejtësinë. Qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë hetim, transparencë, përgjegjësi dhe drejtësi, por nuk kanë të drejtë t’ia imponojnë prokurorisë apo gjykatës arrestimet dhe rezultatin e çështjejeve përmes presionit të turmës. Në një shtet juridik, fajësia nuk përcaktohet nga numri i njerëzve që thërrasin e bërtasin në protesta, por nga provat dhe një proçes i rregullt ligjor.

Edhe një çështje tjetër është thelbësore në këtë kontekst: perceptimi nuk është provë dhe bindja personale nuk është akuzë juridike. Dikush mund të perceptojë një ngjarje si të dyshimtë, të padrejtë apo kriminale, por ky perceptim, sado i përhapur të jetë, nuk mund të shërbejë vetvetiu si bazë për një akuzë penale. Për akuzën duhen fakte, prova dhe përgjegjësi individuale të përcaktuara sipas ligjit.

Një demokraci e shëndetshme nuk matet vetëm me të drejtën për të protestuar, por edhe me mënyrën se si protestojmë dhe me respektin që tregojmë për institucionet e drejtësisë, ndryshe protesta e humbë kuptimin dhe mesazhin !
Mund të jesh kundërshtar i Ramës, Berishës apo i kujtdo tjetër, mund të kërkosh hetimin dhe ndëshkimin e çdo shkeljeje të ligjit, por pikërisht sepse beson te demokracia duhet ti lëmë që provat të flasin, gjykatat të vendosin dhe askush të mos dënohet nga presionet e turmave.

Vëndimet nën imponimin e turmave gjithçka mund të jenë, por vetëm me procedurat demokratike nuk kanë asnjë lidhje. Në fund të fundit, ndryshimi midis shtetit juridik dhe drejtësisë së turmës është pikërisht ky: në demokraci drejtësia nuk vëndoset me bërtitje e thirrje në shesh për prerje kokash; ajo provohet dhe vendoset vetë në bazë të ligjit.


        
 
Next Post

Vanessa Bryant kujton Kobe-n në 48-vjetorin e tij me një homazh prekës

Prerja e re e Haaland bëhet virale, shqiptarja që qëndron pas transformimit

Robotët kinezë thyejnë rekordet njerëzore: Më të shpejtë se Usain Bolt

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved