• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rama njofton masat e reja: Fundjava njëlloj, një premtim për të rinjtë! Nga e hëna i gjithë vendi i gjelbër, blindohen 6 bashki të kuqe (HARTA)

May 9, 2020
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar lehtësimin e ri të masave. Duke filluar nga dita e hënë datë 11 maj me përjashtim të 6 bashkive, Tiranë, Durrës, Shkodër, Kurbin, Krujë dhe Fier, e gjitha pjesa tjetër e vendit do të jetë e gjelbër.

Në 6 bashkitë që do të bëjnë përjashtim do të vijojë i njëjti regjim oraresh dhe rregullash të qarkullimit si deri tani, ndërsa këto zona do të blindohen me postblloqe dhe nuk do të lejohet hyrje-dalja e automjeteve të paautorizuara nga zona e gjelbër te e kuqja dhe e kundërta.

“Nga e hëna e ardhshme do të mbeten vetëm Zonat e Kuqe të përcaktuara në hartën bashkëngjitur, bashkitë Shkodër, Kurbin, Krujë, Durrës, Tiranë dhe Fier, ku do të vazhdojë i njëjti regjim oraresh lëvizjeje dhe rregullash të qarkullimit si deri tani. Këto zona do të blindohen me postblloqe dhe nuk do të lejohet hyrje-dalja e automjeteve të paautorizuara”.

Pjesa tjetër e vendit, që do të jetë e gjelbër do të ketë mundësinë e lëvizjes ndërqytetase me automjet privat me një regjim orar që do të shtrihet deri në orën 21.00, pra që zgjatet nga 17:30 që ishte deri tani. Për zonën e gjelbër, në fuqi do të mbeten vetëm rregullat që ndalojnë grumbullimin e më shumë se pesë personave, aktivitetet kulturore e sportive të çdo lloji, transportin publik si edhe njësitë ekonomike ende të mbyllura.

“E gjithë pjesa tjetër e vendit do të jetë e gjelbër dhe qarkullimi ndërqytetas me automjet privat brenda gjithë kësaj pjese do të jetë i lirë, me një regjim orar që do të shtrihet deri në orën 21.00. Për këtë pjesë do të mbeten në fuqi vetëm rregullat që ndalojnë grumbullimin e më shumë se pesë personave, aktivitetet kulturore e sportive të çdo lloji, transportin publik si edhe njësitë ekonomike ende të mbyllura”.

Kjo fundjavë do të jetë me të njëjtat rregulla si e kaluara, ndërsa kryeministri kishte një premtim për të rinjtë. “Këtë fundjavë njësoj si fundjavën e shkuar, në të gjithë vendin do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që kanë autorizim për punë dhe dalja e këmbësorëve do të bëhet me dy fasha: Deri në orën 09.30 vetëm pensionistët dhe nga ora 10.30 deri në 17.30 prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç. Nëse situata me numrat e të infektuarve dhe të të shtruarve në spital vazhdon të jetë e stabilizuar, kjo do të jetë fundjava e fundit me ndalim daljeje për vajzat e djemtë mbi 14 vjeç” shkruan Rama.


        
 
Next Post

Për të paburrin Berisha që i vuri flakën vendit në rini dhe merret me gra në pleqëri

Kryemadhi u bën "gjëmën" Metës dhe Bashës për të treguar se përse nuk e mundin dot Ramën: Njëri ka kapur floririn, tjetri Rrugën e Kombit, Rama...

Studiuesit amerikanët zbulojnë se si ta luftoni koronavirusin

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In