Kryeministri Rama, ditën e sotme në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet në Kuvend, me tone të ashpra ka ngritur alarmin për krimin e organizuar dhe për grupin e ashtuquajtur ‘Kap ça të kapësh’. Kryeministri ka paralajmëruar se në 25 nëntor do t’iu prezantojë shqiptarëve edhe platformën kundër krimit.
“S’mundet që ata dhe KÇK të gëzojnë pasuritë e tyre. Pikërisht ofensiva ndaj pasurive të tyre është thelbi i një luftë që duhet të nisë një orë e më parë. Isha këtu në këtë foltore kur fola për rastin skandaloz të Durrësit. Jam zotuar se do t’i sjell Kuvendit shumë shpejt një platformë ligjore për t’u miratuar ndaj Krimit të Organizuar dhe KÇK. Është çështje ditësh, më 25 nëntor do t’i prezantoj shqiptarëve platformën kundër krimit. Do ndaj edhe në këtë sallë ata që janë gati kundër kësaj lufte dhe ata që s’janë.”, u shpreh Rama.