Me rastin e 30-vjetorit të eksodit shqiptar të 6 marsit 1991 Kryeministri Rama po zhvillon një vizitë 2-ditore në Itali.
Gjatë qëndrimit në rajonin e Puljas në Itali, Kryeministri Edi Rama mori pjesë në një ekspozitë të hapur atje në përkujtim të eksodit të shqiptarëve në vitin 1991.
Rama ka shpërndarë pamjet në Facebook, ku shihet i shoqëruar në ekspozitë edhe nga ministri i Jashtëm italian, Luigi di Maio.
“Në përurimin e ekspozitës së eksodit 1991, një moment përkujtimi tre dekada pas nisjes së emigracionit shqiptar drejt Puljas dhe reflektimi mbi rolin e peshën e emigracionit në jetën e shqiptarëve, e në marrëdhëniet vëllazërore me Italinë”, shkruan Rama.