Kryeministri Rama është përplasur ashpër me analistin Mustafa Nano. Rama tha se para 6 vitesh ai ka pasur një kryeministër që vriste në bulevard. Duke folur pë arrestimet e bujshme, Rama u shpreh se nuk është aty për të futur njerëz në burgje.
Pjesë nga debati
Mustafa Nano: Reforma në Drejtësi quhet e vdekur. Nëse arrestohet një kundërshtar politik, ai e ka të gatshme alibinë
Edi Rama: Ti s’më the gjë fare. Unë të thashë të më thuash një gjë që është më keq se para gjashtë vitesh.
Mustafa Nano: Reforma në drejtësi pra.
Edi Rama: Para 6 vitesh ti ke pas një kryeministër që i vriste në bulevard …
Mustafa Nano: Mos u krahaso me atë.
Edi Rama: Po me kë të krahasohem. Individualisht mund të krahasohem edhe me presidentin e Francës, por me Francën jo. Ajo që ka të bëjë me shqiptarët sot, është fakti se nuk gjejnë dot të drejtën, sot në Shqipëri nuk ka drejtësi. Por, ama sot në Shqipëri, krahasuar me para 6 vitesh, ka një proces që po ndërton themelet e drejtësisë.
Mustafa Nano: Nuk jam më i sigurt.
Edi Rama: Është çmontuar kasta më e fuqishme në Shqipëri, më e paprekshme. Ajo ka qenë oligarkia e vërtetë, kasta e prokurorëve dhe gjyqtarëve të nivelit të lartë. Janë pastruar ata tani. Unë nuk jam për të futur në burg, fut drejtësia. Kush thotë se Vettingu është thjesht për pushim nga puna, nuk është e vërtetë. Të gjithë do japin llogari para drejtësisë.