Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në takimin e zhvilluar në Laprakë, ka komentuar edhe aksionet e djeshme të policisë së Shtetit. Rama tha se këto aksione do të vijojnë deri në kapjen e “të fortit” të fundit. Kryeministri tha se këta personazhe do të vihen në rresht.
Nesër tjetër publiku do njihet me një tjetër operacion. Operacionet do të vazhdojnë deri në kapjen e të fortit të fundit. I forti t’a kuptojë se s’ka të fortë në këtë vend.
Do t’i vëmë në rresht. Ka vetëm një vend për t’a, aty ku shkuan sot, dhe aty ku do të shkojnë të gjithë ata që s’iu binden rregullave.
Këta fiset kanë makina e muskulatura të zhvilluara do të mbarojnë në këtë vend. Kjo është histori që vazhdon prej vitesh, tabjate që kanë fituar qytetari, si ndërtime pa leje. Shteti do të jetë në krahun e çdo qytetari.