Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet e tij sociale foto nga protesta e 37-të para Kryeministrisë, krahas fotos së qytetarëve futbolldashës të cilët po ndjekin nga sheshi :Skënderbej” ndeshjen e Botërorit Portugali-Spanjë, që po zhvillohet paralelisht me tubimin.
Kreu i qeverisë thekson larmishmërinë e zgjedhjeve të qytetarëve në Tiranë duke shkruar “kjo osht Tirona jon, Tirona kontradiktës”.
“Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
Kjo osht Tirona jon, Tirona kontradiktës
E luftës, e paqes, errsirës dhe e dritës
Mashtrimit të vërtetës, shpifjes interesit,
e qejfit dhe e stresit, ahengut dhe biznesit”,- shkruan Rama, duke risjellë për publikun disa vargje nga një këngë e tij.







