Kryeministri Edi Rama u shpreh se në 10-15 ditët e ardhshme do të lehtësojmë lëvizjen e automjeteve. Për kufijtë, kreu i qeverisë tha se do të shikojmë cfarë do të bëjnë të tjerët, ndërsa për pensionistët theksoi se lehtësimet për të dalë nga shtëpia do të fillojnë në maj.
“Për kufijtë do të shikojmë se cfarë do të bëjnë edhe të tjerët, një hapje të ngushtë po e bëjmë të shtunën me fluturimet e riatdhesimit. Unë besoj që në maj do të jetë një periudhë e bukur tranzicioni që do të ketë gjithmonë e më shumë lehtësira, do të fillojmë të lehtësojmë pensionistët për të dalë dhe për të marrë ajër, do të lehtësojmë aktivitetet që thashë, lëvizjen e automjeteve. Në 10-15 ditët e ardhshme do të lehtësojmë lëvizjen e automjeteve” tha Rama.