Bashkimi Europian ka vendosur të hapë kufijtë për Serbinë e Malin e Zi, por jo për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë Hercegovinën e Kosovën, me justifikimin e rritjes së infektimeve nga koronavirusi në këto vende.
BBC thotë se ky në fakt është një vendim politik e ekonomik, pasi Serbia realisht, ka numrin më të lartë të të infektuarve në Ballkan.
Edhe kryeministri Edi Rama, gjatë deklaratës së tij nga Kosova, tha se ky është një vendim politik dhe nuk ka lidhje fare me pandeminë.
“Dje komunikoja me Brukselin për listën e vendeve që do të hyjnë në këto rrugët e hapura në dy javët e para për koronavirusin.
Kjo është politikë”, tha kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kosovë.
Gjatë diskutimi në Bruksel, kishte shtete europiane që thoshin se nuk duam të i’a dimë fare as për shifra dhe as për lista! Askush, nuk duam të na vijë nga Ballkani, Turqia, bota, njerëz të infektuar”.
Në fakt të infektuar dhe të mbaruar janë këto vende që i vdiq zhuli dhe papastërtia, që sollën koronavirusin, sepse Ballkan, Turqia greqia dhe shumë vende të tjera të Europës Lindore janë shumë herë më poshtë me shifra e të infektuarve dhe të vdekurve për 1 milion banorë.