• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rama vesh me gradën “Kolonel” 7 sportistë elitarë shqiptarë

September 17, 2023
in Aktualitet
        
 

Thirrjet e vazhdueshme të njerëzve të sportit, trajnerëve e sportistëve, por edhe zyrtarëve të ndryshëm, medias etj, që të vlerësohen sportistët elitarë, u është përgjigjur qeveria e Shqipërisë, e cila, nëpërmjet përmirësimit të vazhdueshëm të mekanizmit të shpërblimit të sportistëve me rezultate të larta, dje më në fund u ka dhënë një dimension të ri atyre që kanë rezultate të larta ndërkombëtare, duke i bërë pjesë të Forcave të Armatosura e madje duke u dhënë gradën e lartë ushtarake “Kolonel”, një vlerësim që u jep mundësinë sportistëve të punojnë në FA të Shqipërisë e të paguhen sipas gradës deri sa të dalin në pension.

Janë 7 sportistë që kanë përfituar nga ky rregull, të cilët do të kenë një mundësi jo vetëm të përmirësojnë rezultatet e tyre, ata që janë ende aktivë në sport, por edhe të marrin frutet e punës që kanë bërë deri më tani. Në një farë mase është një premtim i türkbet mbajtur që me sa duket u ka kthyer buzëqeshjen sportistëve elitarë. Pavarësisht të mirave, ka dhe pakënaqësi, pasi shumë të tjerë pretendojnë të ishin në atë listë me shtatë emrat e përfituesve.

169496159100000014877239
Sportistët e vlerësuar

Atletja Luiza Gega, peshëngritësit Briken Calja dhe Erkand Qerimaj, boksieri Alban Beqiri dhe xhudistet kosovare Nora Gjakova, Majlinda Kelmendi e Distria Krasniqi përmes një ceremonie të zhvilluar në mjediset e Ministrisë së Mbrojtjes në Tiranë, pra plot 7 sportistë, kanë marrë gradën honorifike të kolonelit. Në këtë ceremoni morën pjesë kryeministri i vendit Edi Rama, ministrja e arsimit Rinisë dhe Sportit, Evis Kushi, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, deputetë dhe anëtarë të komisionit të sigurisë, ambasadorë dhe anëtar të forcave të armatosura.

Në fjalën e tij, Peleshi theksoi se forcave të armatosura tashmë i janë bashkuar dhe elita e sportistëve shqiptar. Shtatë sportistët shqiptarë u paraqitën të veshur me uniformat ushtarake të forcave të armatosura, ku vendosën gradat e kolonelit. Tashmë këta sportistë jo vetëm janë zyrtarisht pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë por edhe paguhen si të tillë, me gradën e kolonelit.

Arritjet

Nga 7 sportistët që morën gradën e lartë ushtarake dje në ceremoninë përkatëse, me arritjet më të mëdha ndërkombëtare janë tre xhudistet e Kosovës, Majlinda Kelmendi e cila fitoi medaljen olimpike në Brazil-2016, më pas Nora Gjakova e Distria Krasniqi që morën medalje të artë olimpike në Olimpiadën e Tokios.

Fill pas tyre, për nga suksesi, radhitet Luiza Gega, kampione e Europës, një nga 3-4 atletet më të mira të botës në 3 mijë metra me pengesa, kampione e Ballkanit dhe Mesdheut, sportistja që ka thyer mbi 100 rekorde kombëtare në shumë disiplina vrapimi dhe një shembull i mirë për sportistët në Shqipëri.

Erkand Qerimaj e Briken Calja janë shtangistët më të spikatur, për rezultatet e larta dhe të qëndrueshme në nivel ndërkombëtar. Kurse Alban Beqiri, nderoi boksin amator shqiptar pasi për herë të parë e çoi në podiumin e një Botërori, dy vite më parë në Beograd.


        
 
Next Post

A do e padisi Ambasada Amerikane deputetin e Foltores për shpifje dhe mashtrim? Paloku "nxjerr fak(t)e" publikisht: Ja provat e korrupsionit të Yuri Kim! Berisha nuk flet në ajër, ajo ka dy anije 70 mln euro

Gëzimi i dikurshëm i Andrea Stefanit dhe mjerimi i gazetarisë ekonomike

Vidhte lekët e klientëve në "ProCredit Bank", hajdutja ka qenë ish-kandidate për deputete e LSI-së

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In