• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, June 19, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rama zbardh letrën e Metës: Asnjë referencë në Kushtetutë

November 6, 2018
in Aktualitet, Debat
        
 

Gjatë fjalës së tij në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit për votimin e shkarkimit të Fatmir Xhafës si ministër i Brendshëm, kryeministri Edi Rama ka zbardhur letrën e refuzimit të Presidentit Ilir Meta për të mos dekretuar Sandër Lleshin në krye të Ministrisë së Brendshme. Rama u shpreh se refuzimi nuk ka asnjë referencë në Kushtetutë.

“Kushtetua ja ka përcaktuar të 12 kompetencat presidentit dhe nuk figurojne kompetencat e refuzimit të kryeministrit dhe të ministrave që gëzojnë besimin e kryeministrit. Nëse do ekzistonte një kompetencë e tillë, nuk ka diskutim që paraardhësi i Metës do e kishte zbuluar. Nishani e firmosi atë ministër me duart e lidhura nga Kushtetuta. Sepse Kushtetuta ua ka thënë qartë se nuk mund të ushtrojnë kompetencë tjetër. Kushtetuta nuk i njeh presidentit as shprehimisht dhe as me nënkuptim, por Meta ka referuar një letër pa asnjë referencë ligjore. Ja letra që më ka mbërritur të shtunën mbrëma:

“Lënda: Kthim përgjigje mbi propozimin e emërimit të Zotit Sandër Lleshaj si ministër i Brendshëm.Zoti Kryeministër, në përgjigje të shkresës suaj numër 494 datë 27.10.2018, lënda: “Propozim për emërim ministri”, nëpërmjet të cilës Zoti Sandër Lleshaj i propozohet Presidentit të Republikës për t’u emëruar Ministër i Brendshëm, dëshiroj t’ju bëj me dije se:Presidenti i Republikës, në cilësinë edhe të Kryetarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në mbështetje të Kushtetutës, nuk krijoi bindjen e plotë për t’i dhënë besimin e tij kandidaturës së Zotit Sandër Lleshaj si Ministër i Brendshëm.” ( Në mbështetje të Kushtetutës, por se ku është mbështetja, këtu nuk thuhet.) “Në këto kushte, Presidenti i Republikës, nuk mund t’i përgjigjet pozitivisht, propozimit tuaj për emërimin e Zotit Sandër Lleshaj në detyrën e Ministrit të Brendshëm të Republikës së Shqipërisë. Me respekt Ilir Meta.” vijoi Rama

Pra presidenti nuk ka krijuar bindjen e plotë për t’i dhënë besimin ministrit. Keqkuptimi është se unë nuk i kam besuar kandidat për ministër, por i kam çuar dekretin për një ministër dhe jo për një kandidat. Presidenti nuk ka të drejtë ka refuzojë, por ta dekretojë.

Nuk kam asnjë objeksion se përse për Sandër Lleshin u kërkuan letra pastërtie si për asnjë ministër në historinë e republikës, në adresa të pa shkelura nga postieri i Presidencës. Mos është kjo pastërti kaq skënderbegase që e shqetëson Ilir Metën. Gjendja e dëshpëruar e opozitës dhe humbja e plotë e qetësisë e shqetëson me plotë të drejtë Presidentin. Për Lleshin asnjë vetë kinoshqupi nuk prodhoi ndonjë video, audio, apo ndonjë llaf goje, nuk janë pak si fillim i mbarë.”– tha Rama.


        
 
Next Post

Serbët shënojnë golin e dytë kundër Liverpoolit, që e la Shaqirin në shtëpi

Mediat greke ngrenë në qiell Metën: Ndërhyri për heroin tonë Kaçifas!

Ish-ministri tërbon grekët: Nuk ka Vorio-Epir, Kaçifas u vra në jug të Shqipërisë. Çfarë do thoshit të vinte një turk dhe të ngrinte flamurin turk në Greqi?

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In