• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Raporti i KLSH që fundos Veliajn: Bashkia Tiranë paguan kompaninë fiktive të inceneratorit të Tiranës për një shërbim që nuk e ofron

January 25, 2022
in Aktualitet, Dosja X, Kryesore
        
 

Ka më shumë se një burim që tregon se Erion Veliaj është tepër i shqetësuar për rrjedhën që mund të marrin hetimet për inceneratorin e Tiranës.

Ashtu sikurse tregon një investigim i thelluar që po mbahet tepër sekret, kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, ankthi i kryebashkiakut rezulton të jetë i përligjur.

Ajo që vë re Kontrolli i Lartë i Shtetit (Pika 36 faqe 48 e raportit paraprak) është se në shkelje flagrante Bashia e Tiranës vazhdon që prej vitit 2018 të paguaj kompaninë “Integratet Energy B.V SHPK”, për një shërbim që ajo nuk e ofron.

Pra Erion Veliaj paguan me 29 euro për ton për incenerimin e mbetjeve ndërkohë që inceneratori ende nuk ka filluar punë dhe nuk është në gjendje të kryejë djegjen e tyre.

Në raportin e KLSH thuhet: “Që prej vitit 2018 deri aktualisht, Bashkia Tiranë dhe MIE janë duke paguar tarifën 29 euro/ton mbetje urbane për incenerimin e mbetejeve, për një shërbim ende të pakryer duke qenë se ndërtimi i inceneratorit ende nuk ka përfunduar”.

Gjithashtu grupi i auditimit vë në dukje se atij nuk i është vënë në dispozicion dhe nuk ka parë asnjë dokument që të dëshmojë se tarifa 29 euro/ton të jetë nedociuar mes përfaqësuesve të bashkisë dhe atyre të koncesionarit duke hedhur dyshimin se ajo është vendosur sipas oreksit të privatit.

Madje në konkluzionet e veta grupi i KLSH thekson me forcë se kjo shifër e lartë duhet të rishikohet për sa kohë që “Integratet Energy B.V SHPK” nuk ka filluar punë dhe nuk e bën djegjen e plehrave për të cilat paguhet.

Në pikën 13 rekomandohet një vendim që duhet marrë “menjëherë”: “Bashkia Tiranë dhe koncesionari të marrin masa për diskutimin dhe arritjen e një marëveshjeje lidhur me tarifën që duhet të paguajë bashkia në situatën aktuale kur mbetjet e depozituara nuk po trajtohen plotësisht deri në momentin që imianti do të vihet në punë”.


        
 
Next Post

Aksidenti në Bullgari, shpallet fajtor shoferi i autobusit

Gjykata e Tiranës i jep fund debatit ligjor, Lulzim Basha kryetari legjitim i PD-së

FOTO/ Policia arreston autorin e dyshuar të tritolit në shtëpinë e Armand Dukës

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In