Ka pasur reagime të shumta në rrjetet sociale lidhur me një ngjarje, ku pas denoncimit të tre vajzave turiste nga Norvegjia, se ishin përdhunuar gjatë pushimeve në Durrës, ato nuk janë dënuar për kallzim të rremë, por përkundrazi, e ka pësuar i tërë personeli i ambjentit ku ato darkuan dhe qëndruan rreth një muaj më parë.
shumë njerëz pyesin: Nëse i ndodhte kjo një shqiptari jashtë vendit, vajza apo djalë, a do ta paguante shtrenjtë?! Në vendin e tyre ndodh që ta pësojnë personat e akuzuar padrejtësisht, sikurse edhe biznesi i një familje. Vajzat norvegjeze u rikthyen të lumtura, duke ia hedhur paq, në vendin e tyre, edhe pse kryen një vepër penale në Shqipëri.
Edhe pse akuza e tyre rezultoi e rremë dhe drejtësia pretendon se më pas të shoqëruarit janë lënë të lirë, ka pasur reagime, se vajzat norvegjeze duhet të ishin ndëshkuar.
Policia i la të lira ato, edhe pse terrorizoi për 24 orë, sipas denoncimit në emisionin investigativ “Stop”, derisa rezultoi se denoncimi i tyre ushte i rremë./Ekskluzive.al