• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Reforma në drejtësi makthi i politikanëve! LSI e terrorizuar nga SPAK: Lehsit e partisë nuk ndalin sulmet dhe shpifjet si akuza ndaj prokurorëve

August 20, 2020
in Aktualitet, Debat
        
 

Reforma në drejtësi dhe ngritja e organeve të reja duket se është kthyer në makth për politikanët shqiptarë. Por ajo që është më e alarmuara nga drejtësia e re është Lëvizja Socialiste për Integrim.

Prej një kohe të gjatë kjo parti ka sulmuar ashpër organet e reja dhe i ka akuzuar si të kapura nga qeveria.

Por sulmet duket se nuk ndalen, pasi Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit e ka terrorizuar aq shumë LSI, sa dozat sa vijnë dhe shtohen. Rasti më i fundit i radhës së emigrantëve shqiptarë në pikat e Kakavijës dhe Kapshticës ka bërë që kjo parti të gjejë justifikim dhe të akuzojë drejtësinë e re.

Ishte nënkryetari i kësaj force politike, Petrit Vasili, ai i cili i ka kërkuar SPAK të hetojë kryeministrin Edi Rama për situatën që u krijua në pikën kufitare. Por duke i dalë në mbrojtje presidentit Ilir Meta, Vasili u shpreh se e vërteta nuk po del në shesh.

“Duhet të dini që i vetmi hetim për ngjarje të këtij dimensioni është që Ministria e Punëve të Jashtme ka nisur për të zbuluar se si u informua kreu i shtetit lidhur me këtë çështje. Pra informacioni që kreu i shtetit merr në përputhje me Kushtetutën e vendit dhe me atributet që detyra i jep, pra një informacion krejtësisht zyrtar dhe korrekt, hetohet se përse e vërteta del në shesh.

Nuk hetohet fati i mijëra shqiptarëve, nuk hetohet një tragjedi e cila bëri që të humbin edhe jetë njerëzish, bëri që të akuzohet nga qeveria populli, të akuzohet qeveria greke, të akuzohet edhe një fëmijë i gjorë që humb jetën si fajtor që ndërron jetë, pra ngjarje njëra më e rëndë se tjetra, me pasojat më të rënda dhe më katastrofike, nuk hetohen nga Prokuroria Speciale”, tha Vasili. Ish-deputeti akuzoi SPAK se nuk merret me hetime të rëndësishme, por e ka cilësuar atë si një organ që merret dhe heton sipas tij gjëra pa vlerë.

“S’ka lëvizur gishti. Prokuroria Speciale që është e gatshme të merret me gjërat më të parëndësishme të këtij vendi, që nuk merret jo me peshqit e mëdhenj, por as edhe me cironkat, këtë peshkaqenin e madh që shpërdoron detyrën ditën për diell dhe që e ka të shkruar e zeza mbi të bardhë, pra dy javë rresht kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme është shëllyer në diell në Dhërmi dhe në Jalë”, tha Vasili. Pra, duket qartë se Lëvizja Socialiste për Integrim është partia më e terrorizuar nga SPAK.

Akuza ndërkombëtarëve

Por LSI i ka vijuar akuzat dhe sulmet edhe në drejtim të faktorit ndërkombëtar që kanë mbështetur fort reformën në drejtësi. Vasili u shpreh se ndonëse janë dëgjuar shumë fjali në anglisht për reformën në drejtësi, sërish ambasadorët nuk po e ndalin dot shpërdorimin e detyrës së SPAK.

“Një qeveri që nuk e shqetëson as jeta e as fati i njerëzve, por i shqetëson se si të mbyllin të vërtetat, se si këta të mos ndëshkohen. Pra pa ndërshkueshmëri e plotë. Absolute. Të gjithë ata që kanë dëgjuar kilometra me fjalime, në shqip e në anglisht për reformën në drejtësi, janë sot përpara provës së të vërtetës.

Cila ishte reforma në drejtësi? Kjo reformë që shpërdorimin e detyrës sa një mal të kryeministrit, të informuar me shkrim nga ambasadorët edhe e propozuar prej tij, nuk i heton këto veprime. Këto shpërdorime kaq të rënda me pasoja katastrofike në planin njerëzor, humanitar, shtetëror, por nis hetim se si informohet kreu i shtetit për këto të vërteta për të cilat ky informacion duhet të ishte rutinë, i zakonshëm dhe që nuk përbënte asnjë lajm. Pra kemi një prokurori speciale për të fshehur të vërtetat”, tha Vasili.


        
 
Next Post

KED e Tushës së Metës pa mandat vë në pikëpyetje negociatat: Politika sfidon SHBA-BE dhe çon Kushtetuesen drejt kalendave greke

Rama e nis ditën me pamjet e mahnitshme dhe jep lajmin fantastik: Do ndodhë së shpejti

Një objekt misterioz gjendet në tokën shqiptare, arkeologët befasohen nga zbulimi: E papritur, s’po e besojmë dot (Video)

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In