Burime për Report Tv nga mbledhja e Këshillit Politik thonë se është refuzuar propozimi i Opozitës për hapjen 100% të listave pa ndryshime të tjera në formulën e koalicioneve dhe shpërndarjen e mandateve.
Sipas burimeve, përfaqësuesit e Opozitës së Bashkuar Bylykbashi dhe Vasili kanë vënë theksin tek nevoja për të gjetur konsensus dhe se propozimi i opozitës jep zgjidhje konkrete për hapjen 100 % të listave dhe duhet të shqyrtohet nga Këshilli. Opozita ka paralajmëruar se me ecjen në mënyrë të njëanshme për ndryshimin e Kushtetutës, PS po shkatërron marrëveshjen e 5 Qershorit dhe 14 Janarit, duke hedhur në erë konsensusin e arritur, që është kyç për hapjen e negociatave.