• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Sport

Renditja e UEFA-s: Çfarë duhet për të pasur 5 skuadra italiane në Ligën e Kampionëve dhe si funksionon?

April 13, 2024
in Sport
        
 

Liga e Kampionëve do të ndryshojë. Sezoni 2023-2024 mbyll epokën e tetë grupeve, si dhe atë të 32 skuadrave që luajnë në fazën finale. Turneu i ri do të fillojë në 2024-2025, me 36 skuadra dhe një grup të vetëm, nga ku do të dalin të kualifikuarit për në 16-she e kështu me radhë. Me kalimin në Ligën e re të Kampionëve, ligat evropiane kanë mundësinë të kenë një ekip më shumë se në të kaluarën.

Jo vetëm duke fituar kompeticionin e vitit të kaluar (në këtë rast 2023-2024), ose Ligën e Evropës të të njëjtit sezon, por duke marrë një vend shtesë falë rezultateve të të gjitha skuadrave të kombit përkatës në Champions League, Ligën e Europës dhe Ligën e Konferencës.

Italia, për shembull, mund të ketë kështu pesë skuadra në Champions League 2024-2025, direkt nga kampionati, pa pasur nevojë të fitojë Champions League ose “Europa League” 2023-2024.

Si mund të ndodhë kjo? Falë renditjes së UEFA-s, të përcaktuar në bazë të rezultateve të Interit, Milanit, Napolit, Lazios, Fiorentinës, Romës dhe Atalantës. Italia do të ketë pesë skuadra nëse e mbyll në vendin e parë ose të dytë renditjen e UEFA-s (për sezonin 2023-2024).

Renditja aktuale e përditësuar:

Italia – 17.714 pikë (katër ekipe të kualifikuara)

Anglia – 16.500 pikë (pesë ekipe të kualifikuara)

Gjermania – 16.500 pikë (tri ekipe të kualifikuara)

Spanja – 15.062 pikë (tri ekipe të kualifikuara)

Franca – 14.750 pikë (tri ekipe të kualifikuara)

Republika Çeke – 13.250 pikë (një ekip i kualifikuar)

Belgjika – 13.200 pikë (një ekip i kualifikuar)

Turqia – 11.500 pikë (një ekip i kualifikuar)

Portugalia – 10.666 pikë (një ekip i kualifikuar)

Hollanda – 10.000 pikë (një ekip i kualifikuar)

Aktualisht, Italia dhe Anglia do të kishin një ekip më shumë se zakonisht në Champions League 2024-2025 falë dy vendeve të para në renditjen e UEFA-s. Italia është ende e para dhe në “arrati”, ndërsa Anglia kaloi Gjermaninë pas ndeshjeve të para çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Franca dhe Spanja janë ende në garë.

Renditja e UEFA-s bazohet në katër sezonet e mëparshme, plus vitin aktual. Në këtë mënyrë, në bazë të koeficientit të kampionatit në fjalë, mund të përcaktohet se sa skuadra pranohen në fazat e grupeve të Champions League, “Europa League” dhe Ligën e Konferencës, si dhe sa në preliminare.

Për shembull, Italia, si e treta në renditjen e UEFA-s, ka të drejtën e katër skuadrave në Ligën e Kampionëve, dy në “Europa League” dhe një në “play-off”-in e Ligës së Konferencës.


        
 
Next Post

Ilir Meta: Nuk stërvitem vetëm ditën, por dhe natën! Le të guxojnë të më fikin dritat

Vjehrra merret në pyetje nga SPAK: Meta e "shet"! S’përbën interes për mua! Zonja Fatime është zonjë e mrekullueshme, është përgjigjur vetë, zonja Monika përgjigjet vetë

Goditja e grupit që trafikonte emigrantë, ish-kryekomunari i PD në Kashar ndihmonte në regjistrimin në gjendjen civile!

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In