Kryeministri Edi Rama ka replikuar me një qytetar për sa i përket sistemit shëndetësor në vend.
“Po mjeket dhe infermjeret iken ne Gjermani tani vetem ndertesat kan ngelur dhe te korruptuarit qe slevizin”, shkruan qytetari.
Nga ana tjetër kryeministri Rama i është përgjigjur qytetarit duke e uruar që të mos bëhet kurrë për spital që të shohë gjendjen në të cilën ndodhet tani, në krahasim me atë që e kanë gjetur para 6 viteve.
“Oh, vertete?! Po 18 mije mjeke e infermiere qe sherbejne ne Shqiperi dhe kryejne afro 90 mije nderhyrje ne vit, perveç qindramijera vizitave cfare jane apo “te korruptuarit qe nuk levizin”!
E di ti Bardhi qe mjeket qe shkojne ne spitalet jashte Tiranes, marrin nje bonus plus rroges, qe i bie ne fund te muajit me shume se sa do merrnin po te shkonin jashte?!
Jo me siguri nuk e di! Une e di qe shendetesia ka ende plot probleme per te zgjidhur dhe investime per te bere, po di edhe qe krahasuar me nga u nisem eshte dita me naten!
Ti mos paç kurre nevoje per spital qe ta shohesh me syte e tu, se pertej atyre qe e njollosin bluzen e bardhe me sjellje korruptive, ka mijera e mijera gra e burra qe sherbejne e shpetojne jete, kurojne plage, sherojne njerez! Gezuar Bardhi, te kesh shendet e mbaresi me ke te do zemra”, shkruan kryeministri. (TemA)