• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Revolucioni teknologjik në Policinë e Shtetit, Rama publikon pamjet e qendrës së komandimit

October 8, 2019
in Aktualitet
        
 

Një provë të revolucionit teknologjik në zyrat e shtetit. Kështu e cilëson Kryeministri Rama, sallën e komandimit në Drejtorinë e Policisë Tiranë, teksa publikon një intervistë me Zëvendësministren e Brendshme, Romina Kuko, nga ambientet e kësaj salle, në ERTV.

Nga kjo sallë, koordinohen në kohë reale komisariatet me patrullat, njësinë speciale, kamerat policore trupore, për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë.

Përmes numrit unik 112, në sallën e komandimit regjistrohet një mesatare prej 1400 telefonatash në ditë nga qytetarët e Tiranës, si dhe përcillen gjithashtu 120 njoftime në ditë nga aplikacioni komisariati dixhital që përfshin të gjithë Shqipërinë.

Në lidhje me kamerat e trupit, vetëm në Tiranë janë shpërndarë 580 kamera, që punonjësit e policisë i mbajnë me vetë gjatë 8 orëve dhe çdo veprim policor filmohet nga këto kamera.

Sipas Kukos, kjo sallë moderne ka rritur shpejtësinë e reagimit ndaj shqetësimeve të qytetarëve, por edhe efiçencën e policisë së shtetit.

“Kjo është salla e komandimit e cila përmbledh të gjitha shërbimet në raportim të qytetarëve. Ka 18 poste dhe këtu përmblidhen shërbimet e 112, numri unik ku qytetarët telefonojnë jo vetëm për policinë, por edhe për shumë shërbime të tjera të cilat shpërndahen, për zjarrfikësen, për shërbimet sociale.

Më pas do të shikoni postet e komisariatit dixhital. Të gjitha koordinohen në kohë reale dhe përmes një procesi tërësisht elektronik, i cili quhet TIMS (Total Information Management System).

Pra çdo telefonatë që vjen në 112, çdo informacion që vjen tek komisariati dixhital, kamerat e trupit dhe çdo element tjetër që vjen në polici regjistrohet në atë sistem dhe merr një numër unik, pra është një integrim i plotë i shërbimeve që policia ofron”, tha Kuko.

Zëvendësministrja shpejgoi edhe se si procedohet pas telefonatave të qytetarëve në numrin 112.

“Telefonata vjen së pari tek operatori i 112, i cili shpërndan telefonatën tek operatori i policisë vendore të Drejtorisë Tiranë dhe drejtoria verifikon rastin nëpërmjet kamerave të trupit ose komunikon me oficerin e policisë që është në atë zonë. Në momentin që këta sinjalizohen, ne kemi 78 kamera në kryqëzimet e Tiranës. Që do të thotë që e gjithë Tirana është në monitorim”, shtoi ajo.

Ajo që mund të themi – shtoi zëvendësministrja – është që në këtë sistem ka një risk shumë më të ulët për të qënë telefonatë e rreme, sepse regjistrohet me numër, telefonata regjistrohet fizikisht dhe mbetet në sistem.

“Përgjigjia e policisë është e detyrueshme. Nëse vite përpara kemi pasur një mesatare prej 50% të rasteve reagohej, ku për 50% tjetër nuk ndërmerrej ndonjë veprim, tani policia është e detyruar të veprojë për çdo telefonatë që merr, pra kemi rritje të shërbimit ndaj qytetarëve dhe ndaj shqetësimeve të tyre. Kuptohet, teknologjia e ka bërë të mundur këtë gjë, edhe sepse kemi sistemet e monitorimit ku as qytetarët e as policia nuk mund të krijojnë asnjë lloj hendeku apo mungesë shërbimi”, deklaroi zyrtarja e Ministrisë së Brendshme.


        
 
Next Post

Zëdhënësja e BE-së jep mesazhin e fortë për politikanët shqiptarë: Reforma Zgjedhore një test i rëndësishëm për Shqipërinë

VIDEO/ T.rafikantët bëjnë gjestin e pabesueshëm pasi policia që po i ndiqte në det u përplas me gomonen e tyre!

Schallenberg nuk e "dëgjon" Lulin: Sa herë që vij në Tiranë shoh zhvillim, mbështetje Shqipërisë për integrimin!

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In