• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rezolut e Kuvendi ultimatum prokurorive: Të nisin goditjet e korrupsionit dhe pastrimit të parave! Kërkohet regjistër me emrat e të dyshuarve

June 18, 2020
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Kuvendi ka kërkuar më tepër seriozitet nga prokuroritë në vend, sa i takon luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe pastrimit të parave. Gazeta “SOT” ka siguruar projektrezolutën e hartuar nga Komisioni i Ligjeve për Prokurorinë e Përgjithshme, ku ka lënë një sërë detyrash për vitin 2020.

Kuvendi i ka parashtruar disa kërkesa Prokurorisë së Përgjithshme ku i kërkon kësaj të fundit të kryejë disa detyra, ku përmend, rritjen e efektivitetit, rritje të bashkëpunimit institucional, forcimi i bashkëpunimit me KLP etj. “Kuvendi i Shqipërisë kërkon nga prokuroria, rritjen e mëtejshme të efektivitetit në luftën kundër kriminalitetit dhe forcimin e koordinimit me Prokurorinë e Posaçme të Luftës kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për rritjen e cilësisë së hetimeve dhe ndjekjes penale.

Të rrisë efektivitetin e bashkëpunimit ndërinstitucional me agjencitë e tjera për luftimin e pastrimit të produkteve dhe krimit financiar, të forcojë kapacitetet profesionale për hetimet pasurore, hetimet proaktive të pastrimit të parave, sekuestrimit dhe konfiskimit të tyre me qëllim zbulimin, identifikimin dhe sekuestrimin/konfiskimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale si dhe për një politikë penale efektive në këtë fushë”, thuhet në projektrezolutë.

Më tej, në 13 pika që Kuvendi i ka parashtruar gjithsej si kërkesa Prokurorisë së Përgjithshme, theksohet edhe rritje e aksesit të përdorimit të të dhënave në databazat shtetërore. Po ashtu Kuvendi i kërkon prokurorisë që të miratojë rregullat standarde për organizimin e prokurorive me juridiksion të përgjithshëm.

“Të vijojë punën për rritjen e aksesit të përdorimit të të dhënave në databazat shtetërore, sidomos në atë të noterisë dhe të shërbimit të përmbarimit gjyqësor dhe të informojë Kuvendin në lidhje me përmbushjen e këtij rekomandimi dhe nevojat për adresimin e vështirësive të hasura, nëse do të ketë të tilla. Të miratojë rregullat standarde për organizimin dhe funksionimin e prokurorive me juridiksion të përgjithshëm me qëllim që të sigurojnë efikasitet në organizimin, drejtimin dhe kontrollin e punës në çdo prokurori është në proces”, thuhet në rezolutën që ka siguruar gazeta.

Kërkesat e Kuvendit

Në rezolutën e Kuvendit bëhet një pasqyrim i punës së Prokurorisë së Përgjithshme ku theksohet se, është rritur bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë dhe autoritetet gjyqësore të huaja dhe Prokuroria e Përgjithshme po bashkëpunon me Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Shkollën e Magjistraturës, por sakaq Kuvendi nuk është kursyer në kërkesat e kritikat ndaj këtij organi.

Përpos kërkesave që janë theksuar më sipër, Kuvendi kërkon dhe rritjen e bashkëpunimit mes institucioneve të drejtësisë, ku thekson Prokurorinë e Përgjithshme dhe KLP. “Të forcojë bashkëpunimin me Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Shkollën e Magjistraturës për të plotësuar nevojat për prokurorë dhe sigurimin e mbarëvajtjes së punës në të gjitha prokuroritë e rretheve gjyqësore.

Të miratojë udhëzimin e standardizuar në lidhje me zbatimin e ligjit nr. 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. Të nxisë, bashkëpunojë dhe kontribuojë në miratimin sa më shpejt nga ana e Komisionit të Policisë Gjyqësore të sistemit të vlerësimit të oficerëve të Policisë Gjyqësore”, thuhet ndër të tjera në rezolutë./Sot/ARBJONA ÇIBUKU


        
 
Next Post

Kryeministri Rama iu uron mirëmëgjes me këto super pamje

Ilir Meta “hakmerret” ndaj Edi Ramës, i gëzohet fitores së Napolit ndaj Juventusit: I lumtur për Hysajn, pastë këmbën e mbarë edhe në Kombëtare

Vuçiç: Lavrov na dha informacione brengosëse! Do të na bëjnë presion të madh për Kosovën, ka plane që s’na i kanë treguar

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In