• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rezoluta për SPAK-un: Kuvendi kërkon shmangien e paraburgimeve dhe goditjen e pasurive të korrupsionit

18/08/2026
in Aktualitet, Debat
        
 

Rezoluta, e cila mban firmën e kryeparlamentarit Niko Peleshi, i ka shkuar SPAK dhe i kërkohet që brenda 23 gushtit të hartojë një plan veprimi për zbatimin e 32 rekomandimeve të vitit 2026. Kuvendi i thekson Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që të rishikojë praktikën e masave të sigurimit personal, duke rritur përdorimin e masave alternative në përputhje me standardet europiane të të drejtave të njeriut.

“Kuvendi rekomandon për vitin 2026 analizimin çdo 4 muaj të kohëzgjatjes së paraburgimit dhe raportit të tij me dënimet përfundimtare, me qëllim evidentimin e rasteve kur koha e qëndrimit në paraburgim afrohet ose mbulon në mënyrë substanciale dënimin përfundimtar, si dhe marrjen e masave për shmangien e kësaj praktike”, theksohet në Rezolutën e Rekomandimeve të Kuvend-it për SPAK-un.

Më tej, vlerësohet e nevojshme reduktimi i stokut të çështjeve të mbartura dhe përmirësimi i dosjeve të dërguara për gjykim mbi të gjitha në lidhje me standardet e provueshmërisë.

Në dokument renditet me rëndësi edhe forcimi i kapaciteteve për hetime financiare dhe pasurore paralele. Kuvendi i rekomandon SPAK-ut rritjen e fokusit në konfiskimin e pasurive në çështjet e korrupsionit, veçanërisht në nivelet e larta të administratës publike, me qëllim që ndjekja penale të mos kufizohet vetëm në përgjegjësinë individuale, por të prodhojë edhe goditje reale të përfitimit ekonomik të paligjshëm.

“Kuvendi rekomandon për vitin 2026 zhvillimin e analizave periodike për efektivitetin e ndjekjes penale në çështjet ku përfshihen zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë, përfshirë jo vetëm numrin e procedimeve dhe personave të dërguar në gjykatë, por edhe shkallën e konfiskimit të pasurive. Vijimin e konsolidimit të rezultateve në hetimin dhe ndjekjen penale të çështjeve të korrupsionit dhe krimit të organizuar, me synim rritjen e numrit të procedimeve që përfundojnë me vendime gjyqësore të formës së prerë, me fokus të posaçëm te korrupsioni i nivelit të lartë, pastrimi i parave, trafikimi i narkotikëve dhe veprat penale të kryera në kuadër të grupeve të strukturuara kriminale”, theksohet në Rezolutën e Rekomandimeve të Kuvend-it për SPAK-un.

Kuvendi sugjeron edhe përshpejtimin e rekrutimit të hetuesve financiarë e të BKH-së dhe të oficerëve të policisë gjyqësore, duke shpërndarë në mënyrë të balancuar ngarkesën e punës. Porosi i lihet edhe për thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar si dhe përparimin e Sistemit Elektronik të Menaxhimit të Çështjeve, për të forcuar transparencën me raportim statistikor në kohë reale.

Në listën e rekomandimeve, ndër të tjera Kuvendi udhëzon Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit që të analizojë në përputhje me rekomandimin e BE-së, nevojën për rishikim të rregullave dhe procedurave lidhur me procesin e emërimit të Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, për të qartësuar dhe garantuar procese të hapura, konkurruese dhe pa vonesa.


        
 
Next Post

Ish kampioni i Botës në boks dhe kryebashkiaku i Kievit Wladimir Klitschko prek me dedikimin për ish bashkëshorten, aktoren Hayden Panettiere

Rusia shpall në kërkim djalin e Sekretarit të Shtetit për Shëndetësinë Robert F. Kennedy Jr.! Akuzohet për pjesëmarrjen si mercenar në luftën e Ukrainës

Vrasja e turistit portugez në Ksamil: Arrestohen 11 persona, në kërkim 2 të tjerë, mes tyre edhe pronari në hije i "Principotes"! Kush është ndihmësi kryesor i autorit Vata, i riu u dhunua edhe nga kamarierët?

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved