• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, June 19, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Bota

Rezultati kaotik i zgjedhjeve në Spanjë, ja çfarë duhet të dini?

July 25, 2023
in Bota
        
 

Zgjedhjet parlamentare në Spanjë, më 23 korrik, përfunduan me bllokadë politike, pasi e djathta dështoi ta arrinte fitoren e parashikuar vendimtare. Opozita konservatore, Partia Popullore e Alberto Nunez Feijoos, i mundi socialistët në pushtet të kryeministrit në detyrë, Pedro Sanchez, dhe ka të ngjarë të bëjë përpjekje për të formuar qeverinë e re. Megjithatë, ajo nuk arriti ta sigurojë shumicën e plotë dhe, madje, edhe me mbështetjen e partisë anti-migrante, Vox, do t’i mungojnë votat në Dhomën e Ulët të Parlamentit për të siguruar kryeministrinë.

Asaj do t’i duhej edhe mbështetja e partive më të vogla rajonale. Por, shumica thonë se nuk do ta mbështesin një qeveri që i ka dhënë së djathtës ekstreme rol, për herë të parë që nga miratimi i Kushtetutës së Spanjës më 1978 – pas diktaturës katërdekadëshe të Francisco Frankos. Zgjedhjet kombëtare duhej të mbaheshin në dhjetor, por Sanchez thirri papritur votimet e parakohshme, gjatë sezonit të pushimeve verore, pasi e majta doli keq në zgjedhjet lokale që u mbajtën në maj.

Qëllimi ishte për të çorientuar Partinë Popullore, duke e detyruar atë të bënte fushatë gjatë kohës sa negocionte për koalicion me partinë Vox, pas zgjedhjeve lokale. Partia e Sanchezit ia doli deri diku, duke e bllokuar të djathtën dhe duke fituar dy vende shtesë, në krahasim me zgjedhjet e mëparshme të vitit 2019.

Çfarë thoshin sondazhet?
Sondazhet e opinionit sugjeruan se Partia Popullore dhe Vox do të fitonin bashkërisht së paku 176 vendet e nevojshme për një shumicë. Dy sondazhe të mëdha, të publikuara natën e zgjedhjeve, sugjeruan gjithashtu se ato do të siguronin shumicën. Megjithatë, Partia Popullore rezultoi më keq seç parashikohej, ndërsa ajo e Sanchezit performoi më mirë. Gjithsej, 37.4 milionë spanjollë u regjistruan për të votuar, përfshirë 2.3 milionë jashtë vendit. Pothuajse 2.5 milionë vota u hodhën përmes postës. Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 70.4% – më e lartë se në zgjedhjet e nëntorit 2019, kur ishte 66.23%.

Kur do të formohet Qeveria e re?
Parlamenti i ri duhet të konstituohet deri më 17 gusht, kur deputeti më i vjetër emërohet kryetar i përkohshëm.

Ligjvënësit votojnë në të njëjtën ditë për të zgjedhur kryetarin e rregullt. Mbreti Felipe VI do të fillojë të takohet me liderët e partive së shpejti, për t’i dëgjuar qëndrimet e tyre, dhe më pas duhet të paraqesë një kandidat për kryeministër. Negociatat e kandidatit për të formuar Qeverinë nuk kanë afat kohor. Nëse kandidati nuk arrin ta sigurojë shumicën absolute në një votim parlamentar, rivotimi që kërkon pastaj shumicën e thjeshtë, mbahet 48 orë më vonë. Nëse sërish nuk ia del, mbreti duhet ta zgjedhë një kandidat të ri.

A mund të ketë zgjedhje të tjera?
Nëse asnjë kandidat nuk siguron shumicën brenda dy muajve nga votimi i parë, duhet të shpallen zgjedhje të reja. Spanjës iu deshën katër palë zgjedhje përpara se Qeveria e pakicës e Sanchezit të merrte pushtetin në fillim të vitit 2020. Kjo, pasi nuk mund të arriheshin marrëveshje për koalicion.


        
 
Next Post

GJKKO ka dënuar me burg të përjetshëm Redjan Rrajën

E filloi karrierën politike, si komunist 24 karatësh, po e mbyll si kodosh kur*ash

Milan-Real Madrid, frikë për ish-portierin: I bie të fikët gjatë transmetimit ‘live’ në televizion (Video)

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In