• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rindërtimi pas tërmetit: Zbardhet shifra totale se sa para janë grumbulluar deri tani

December 11, 2019
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Ministri Bledi Çuçi ka bërë publike drejtimet kryesore të zgjidhjeve afatgjata për problematikën e strehimit të krijuar nga tërmeti i fundnëntorit. Ministri tha se ka filluar përgatitja e planeve konkrete për zgjidhjen afatgjatë të problemeve që shkaktoi tërmeti.

Këto zgjidhje përfshijnë angazhimin për të bërë të mundur:

-Rindërtimin masiv të banesave të dëmtuara me angazhimin edhe të firmave të ndërtimit për riparimin e pallateve që ato kanë ndërtuar;

-Ndërtimin e lagjeve të reja në Tiranë, Durrës, Thumanë, Kurbin dhe Lac për të strehuar banorët, shtëpitë e të cilëve u shkatërruan plotësisht nga tërmeti;

-Ndërtimin e infrastrukturës shoqëruese (shkolla, kopshte, qendra shëndetësore, infrastrukturë tokësore dhe nën-tokësore) në këto lagje të reja; dhe

-Ndërtimin e shtëpive ekologjike (Eko-shtëpive) në zonat rurale.

Sa para janë mbledhur?

Realizimi i Programit të Rindërtimit për të adresuar pasojat e tërmetit të 26 nëntorit, kërkon burime të mëdha financiare.

Deri më tani janë në dispozicion 20 miliardë lekë për zbatimin e Programit të Rindërtimit, nga të cilat:

-13 miliardë lekë nga buxheti i shtetit; dhe

-7 miliardë lekë nga donacionet.

Burimet kryesore të këtyre fondeve janë:

Buxheti i shtetit;

Bashkimi Europian, Banka Botërore, dhe OKB;

Donacionet e mbledhura nga fondacionet “Fundjavë Ndryshe”, “Shqipëria për Shqiptarët”, “Rënjët Shqiptare”;

Donacionet në llogaritë bankare të hapura nga qeveria shqiptare dhe donacionet e mbledhura përmes portalit e-Albania në shërbim të realizimit të Programit të Rindërtimit.

Fondacionet private do të menaxhojnë drejtpërsëdrejti rindërtimin e banesave të financuara me fondet e mbledhura nga to. Qeveria do të verë në dispozicion të tyre dosjet e banesave që ata do të rindërtojnë ose ndërtojnë. Ndërkohë, qeveria do të bëjë supervizimin e këtyre projekteve për të garantuar përputhjen e tyre me standardeve publike të ndërtimit dhe të transparencës.

“Deri më sot, qeveria i ka dorëzuar fondacioneve private mbi 200 dosje duke i hapur rrugën rindërtimit të shtëpive të dëmtuara në zonat rurale të ndara në tri blloqe: Qarku Tiranë, Krujë, Fushë-Krujë, Lac dhe Durrës-Lezhë. Kemi ndërmarrë, po ashtu, disa masa administrative për të përshpejtuar dhënien e lejeve për riparime e ndërtime në banesat e dëmtuara nga tërmeti, natyrisht, pa cënuar cilësinë e projekteve të paraqitura.

-5 753 donatorë dhuruan në total 58.5 milionë lekë përmes platformës qeveritare e-albania;

-Qeveritë e huaja, fondacionet, bizneset dhe individët dhuruan 9 milionë Euro në llogaritë bankare të vëna në dispozicion nga qeveria shqiptare;

-23 milionë Euro është totali i fondeve të dhuruara nga donatorë si BE (15 milionë Euro), qeveri të vendeve të tjera si Turqia e cila ka marrë përsipër vendosjen në dispozicion të 500 apartamenteve, etj” tha ministri Çuçi.


        
 
Next Post

Videomania dhe mitomania e Ilir Metës

Jari i propozon Lulit të dhurojë “Çadrën e Lirisë” për tërmetin

Lëvizja Vetëvendosje paralajmëron LDK-në: Nëse nuk arrijmë marrëveshje edhe këtë javë do shkojmë sërish në zgjedhje

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In