• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Blog

Rishikimi i vendimeve të vetingut: Gjykata Kushtetuese po merr kompetenca që nuk i takojnë! Kuvendi të ndërhyjë urgjentisht!

10/11/2026
in Blog
        
 

Nga Lulzim Alushaj

Të them të drejtën nuk më çudit më asgjë në këtë vend!

Gjykata Kushtetuese (GJK), datë 2 nëntor 2026, miratoi (me vetëm votën kundër të anëtares Sonila Bejtja) një Aneks të Rregullores së saj për shqyrtimin e çështjeve të juridiksionit të rivlerësimit që, me sa duket, i përket një tentative të pastër puçi kushtetues për të marrë kompetenca që s’janë parashikuar gjëkundi

Shumë kolegë, pasi u njohën me përmbajtjen, kanë kontestuar pjesën ku me këtë Aneks (jo me ligj kushtetues) ju zgjat afati ONM për të marrë pjesë në këto çështje dhe që anëtarët e ONM të kenë akses te Dhoma e Këshillimit ku duhet të jenë vetëm gjyqtarët.

Për mua ky më sipër është problemi më i vogël.

Por çfarë thotë neni 179/b, pika 8 i Kushtetutës (foto më poshtë) mbi kompetencën e GJK në fazën e gjykimeve rivlerësuese?

Shprehimisht parashikohet në këtë nen që, pas skadimit të afatit të mandatit të organeve të vetingut (KPK dhe KPA) që ishte vera e vitit 2026, GJK mund të gjykonte vetëm ankimet ndaj vendimeve të KPK që ende nuk ishin përfunduar. Në përfundim të mandatit të KPA asnjë vendim i KPK i ankimuar nuk ishte i papërfunduar, përkundrazi u bënë ceremoni për suksesin e vetingut e të mbyllur brenda afatit.

Kush e detyroi GJK të shkelë Kushtetutën dhe ligjin e të marrë kompetenca gjykimi ekstra kushtetuese pa ja dhënë Kuvendi i Shqipërisë?

Sot, me këtë Aneks Rregullore, GJK i ka njohur vetes të gjykojë edhe kërkesat për rishikim që mund të depozitohen në vijim pa e patur shprehimisht të shprehur këtë kompetencë gjëkundi.

Kjo situatë passjell:

1. pamundësinë e subjekteve, Kuvendi i Shqipërisë përfshirë, të ankimojnë këtë vendim në GJK (pasi të gjithë anëtarët janë në kushtet e konfliktit pasi kanë dhënë një mendim/vendim);

2. vendimet e GJK mbi rishikimin, përveç se pa juridiksion nbi rishikimin nga vetë GJK, janë NUL pasi janë dhënë nga një Gjykatë jo e caktuar me ligj;

3. rikthimi në detyrë i kujtdo magjistrati që vjen si pasojë e zbatimit të vendimeve të GJK, me këto mangësi serioze, është NUL prej fillimit;

4. vendimet e mëtejshme të këtyre magjistratëve janë NUL pasi rikthimi i tyre në detyrë është NUL për mangësitë e cituara më sipër.

Mbrojtja e të drejtave dhe interesave të ligjshëm, që mund tu përkasin personave nga procesi i vetingut, duhet të jenë parashikuar në Kushtetutë apo ligj, në asnjë vend të botës së civilizuar Gjykata Kushtetuese nuk ulet e të përdoret kaq rëndomtë për të noterizuar kërkesat e një grupi personash.

Parlamenti shqiptar ka detyrimin kushtetues të veprojë me shpejtësi mbi këtë preçedent skandaloz, përpara se sistemi i drejtësisë të devijojë në probleme masive që do të prekin qytetarët e vendit dhe sigurinë juridike.


        
 
Next Post

Ish aktori Binaj shpall kandidaturën për Bashkinë e Tiranës, tani po... lulëzoi kryeqyteti

Sekreti hetimor i SPAK- cullakut guzhina që helmon drejtësinë

Kapetanovic: Krimi nuk njeh kufij, siguria nuk mund të mbetet peng i tyre, RCC mbledh në Tiranë mbi 150 ekspertë

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved