• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rishikohen masat e sigurisë! Pas votimit në Kuvend afat për ata që janë në paraburgim

01/10/2026
in Aktualitet, Debat
        
 

Ndryshimi në Kodin e Procedurës Penale do t’u japë mundësi të gjithë personave që janë nën masën e arrestit me burg të kërkojnë dhe të përfitojnë lirinë, ndërsa do të vijojë hetimi ndaj tyre.

Sipas dokumentit tashmë zyrtar, do të jenë vetë personat që janë në qeli ata që do të kërkojnë rishikimin e masës së sigurisë, menjëherë sapo ligji të miratohet në Kuvend dhe të hyjë në fuqi.

Gjykata duhet të verifikojë përputhshmërinë e masave të sigurisë brenda dy muajve.

Prioritet në shqyrtim u jepet kërkesave dhe verifikimeve kryesisht që lidhen me masën e arrestit në burg. Këto duhet të shqyrtohen brenda tre ditëve nga paraqitja ose nisja e tyre. Prioriteti dhe afati treditor zbatohen për të gjitha rastet kur baza ligjore për arrestin në burg nuk lejohet më sipas këtij ligj. Për rastet e tjera, afati i verifikimit do të jetë një muaj.

Por edhe vetë prokurorët mund të propozojnë heqjen e masës së sigurisë. Prokurorët që konstatojnë se një masë sigurie nuk përputhet më me kriteret e përcaktuara nga ky Kod, duhet, pa vonesë, t’i paraqesin gjykatës kompetente kërkesë për revokimin ose zëvendësimin e saj.

Megjithatë, në projektligj theksohet se nuk do të preken aktet dhe provat që prokuroria ka marrë para hyrjes në fuqi të ligjit. Ato mund të përdoren në çdo procedim në vijim ose të mëvonshëm, pavarësisht rregullimeve të ndryshme që do të sjellin ndryshimet që do t’i bëhen ligjit.


        
 

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved