Pas njoftimit në rrjetet sociale të Korab Litës se ditën e sotme është përzgjedhur në krye të grupit parlamentar demokrat, duke zëvendësuar Rudina Hajdarin, ka reaguar kjo e fundit Rudina Hajdari hodhi poshtë lajmin se është shkarkuar nga pozicioni i kryetares së Grupit Demokrat Parlamentar. Bashkëkryetarja e Komisionit të Reformës Zgjedhore theksoi se ‘’shkarkimi i saj nuk varet nga dëshira e disa individëve, por se duhen vota për ta bërë këtë gjë’’.
Me anë të një postimi në facebook deputeti i ri i opozitës parlamentare njofton se ka marrë drejtimin e grupit demokrat dhe shprehet se ndihet përgjegjës mjaftueshëm për drejtimin e këtij grupi parlamentar, por se ku dhe nga kush këtë vetëm Korabi e di.
Postimi i Korab Litës
Te nderuar miq ,
Grupi Parlamentar Demokrat ne mbledhjen e tij te fundit, ne funksion te organizimit te brendshem beri ndryshim ne drejtimin e grupit.
Personalisht, dua t’ju dergoj nje falenderim kolegeve te mi te Grupit Parlamentar per vleresimin dhe besimin qe me dhane per te drejtuar Grupin Parlamentar Demokrat.
Detyra qe me eshte besuar si Kryetar i Grupit Parlamentar Demokrat une e shoh si nje pergjegjesi e aspak privilegj sidomos ne kete situate politike e institucionale ku ndodhet vendi yne.
Nepermjet jush dua te siguroj koleget, dhe te gjithe qytetaret Shqiptare, qe te gjithe bashke do jemi ne lartesine e duhur per te justifikuar besimin e dhene./Ekskluzive.al