• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Blog

Rudina Hajdari: Mos e quani veten një “demokrat” z. Basha, koha juaj është e shkurtër. Dhuna është mjet i fundit i të dëshpëruarve

May 11, 2019
in Blog
        
 

Sonte, familjet e zakonshme me fëmijë të vegjël do të kthehen në shtëpi me frikë nga pasiguria. Burrat e zakonshëm do të trajtohen në spital për dëmtime të shkaktuara nga djegiet.

Zyra e Kryeministrisë dhe Parlamenti i Shqipërisë do të vazhdojnë të jenë të përfshira nga zjarri gjatë natës – për shkak të bombave me Molotov që u hodhën hodhën dhe krijuan këtë pështjellim të kohëve të largëqoftit.

Prapw ne, njerëzit do ti paguajmë! Por për këtë e di që nuk u bëhet vonë…

Ndërkombëtarët – që dëshirojnë të na afrojë më shumë drejt anëtarësimit në BE – po qeshin me demokracinë surreale që është në kokën tuaj dhe një zot e di se në të kujt tjetër.

Shqiptarët e zakonshëm zgjedhin demokracinë dhe jo frikën e instaluar nga rregjimi i kaluar dhe ai i sotëm. Kanë zgjedh Evropën edhe pa ju. Se janë kudo në Evropë e gjithë botën por mbartin turpin nga politikanë si ju qe nuk po bëni dallim nga narkotrafikantët dhe matrapazët që nuk e lanë këtë vend të shikojë një ditë të bardhë.

Mos e quani veten një “demokrat” z. Basha, dhe mos besoni që im atë do të kishte mbështetur veprimet tuaja sonte. Azemi dhe e gjithë Shqipëria në 1990 protestuan për të sjellur demokracinë në Shqipëri jo nëpërmjet dhunës.

Ju po protestoni ta grisni atë demokraci copë e grimë. Shqiptarët e zakonshëm e panë të vërtetën e shëmtuar sonte se, dhe s’mund të gabojmë t’iu quajnë ju një “demokrat”.

Ky është një mashtrim. Edhe pas 30 vjetësh e kopjon Azemin shëmtuar duke perseritur refrenin “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”.

Shqiptarët nuk e përdorin dhunën për të manipuluar njerëzit e zakonshëm, z. Basha, e aq më tepër demokratët të cilët kanë qenë përherë paqësor.

Ata nuk i kërcënojnë institucionet dhe proceset politike sepse nuk mund të fitojnë zgjedhjet.

Ata nuk bëjnë kompromis paqen dhe stabilitetin e një kombi, sepse ata nuk mund të fitojnë zgjedhjet – dhe e dinë që pas humbjes dy herë, ata kurrë nuk do të fitojnë herën e tretë përmes kesaj shfaqje të shëmtuar.

Im atë nuk bëri gjithë atë sakrificë që një ditë Partia Demokratike të bënte këtë që bëri sot sepse – ju po minoni parimet e paqes, prosperitetit dhe pluralizmit, me keq akoma.

Im atë nuk kërkoi t’i japë fund 5 dekadave të sundimit komunist, që shqiptarët që të jetojnë përsëri në frikë për të nesërmen.

Frika nuk ka vend në demokraci dhe njerëzit e zakonshëm e dinë se kjo sjellje e pakicës nuk ka vend në një vend demokratik.

Me këtë sjellje mendoj se është e qarte se edhe e vetë e kuptoni se koha juaj është e shkurtër. Dhuna është mjet i fundit i të dëshpëruarve. Ju nuk do të detyroni popullin e këtij vendi të zgjedhë ju nga frika.

Gjenerata ime edhe pse ja vratë shpresën vazhdojnë vlerësojnë demokracinë dhe skanë për të rënë pre e rikthimit në kohë. Gjenerata ime do shpresë, do alternativë, do vizion, do njerëz të mirë, e të till ka plot ky vend!

Ata që morën pjesë në protestën e PD në mënyrë të dhunshme këtë mbrëmje nuk e bënë këtë në emrin e tim atë, por të dhunshmit ishin një pakicë e vogël.

Shumica e heshtur e Shqipërisë e di se udhëheqësit që shpërthejnë Molotov në vend të dialogut, nuk janë udhëheqës të cilët luftojnë për një Shqipëri si Evropa.

Rudina A. Hajdari


        
 
Next Post

FOTO/ Arkitekti i destabilizimit, kapet i drobitur dhe me kundragaz me vete në protestë

Basha rrëzoi Ramën duke qarë madje i jep edhe shqelmin e fundit

Kjo nuk kishte ndodhur që në vitet '97-'98

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In