Rudina Hajdari refuzoi skenarin e Sali Berishës dhe Ilir Metës në mars 2019 për të djegur mandatin si deputete.
Si rrjedhojë Berisha dhe Basha e shpallën tradhtare dhe e përjashtuan nga partia. Sipas tyre, Rudina po i shërbente dhe se ishte blerë nga Edi Rama.
Ka pasur një perceptim sikur Rudina shpresonte tek Edi Rama se do t’i shpëtonte mamin, Fatmira Hajdarin, nga shkarkimi si gjyqtare e Apelit Tiranë, në këmbim të vendimit të saj për të mos djegur mandatin dhe për të bërë opozitë në Parlament.
Por, shkalla e parë e Vetingut e shkarkoi Fatmira Hajdarin në qershor 2020 nga detyra për një pasuri me vlerë 1 milionë USD, të cilën nuk e justifikonte me burime të ligjshme. Megjitha ky vendim nuk ishte përfundimtar.
Fati i mamit të Rudinës do të vendosej nga Kolegji i Apelimit. Me 25 tetot të këtij viti, KPA shkarkoi përfundimisht Fatmira Hajdarin si të korruptuar dhe për fshehjen e heqjes së vizës amerikane.
Menjëherë pas këtij vendimi, Rudina Hajdari u rikthye tek Berisha. Pasi mami i saj u shkarkuar përfundimisht, Rudina i është bashkuar Berishës për të rrëzuar Ramën.