Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Me pak fjalë” në Euronews, teksa në fund të intervistës u pyet për marrëdhëniet ekonomike me Kosovën dhe votën e emigrantëve.
Në fund të bisedës kur gazetari Sejamini e falenderoi për pjesëmarrjen, Rama e pyeti se sa minuta zgjati dhe a e kaluan kohën e caktuar, por fatmirësisht jo.
Moderatori u ndje pak në siklet pasi kryeministri dukej sikur ishte bërë vonë, dhe “i kërkoi leje” pak sekonda për ta mbyllur emisionin dhe për të thënë fjalën përshëndetëse.
Sejamini: Kryeministër faleminderit për kohën tuaj.
Rama: Jam kurioz, sa minuta zgjati?
Sejamini: 53 minuta.
Rama: I sigurt që s’e kemi kaluar?!
Sejamini: Po e sigurt, nuk e kaluam.
Rama: Faleminderit!
Sejamini: Më fal të them diçka vetëm një sekondë këtu te kamera?
Rama: A mirë.
Kryeministri Edi Rama mesa duket së fundmi është bërë tepër i përpiktë lidhur me kohën që është i pranishëm në emisionin. Herën e fundit në Abcnews kreu i PS kur pa se kishte kaluar limiti i kohës së premtuar, tha se gazetarët e përdorin ata për reklama dhe vijojnë të shtyjnë emisionin.