RETRO/ Aq tmerr e ka të shkojë në atë fshat e derë të kyçur për shkak të gjak-derdhjeve që nxiti e shkaktoi vetë në Tropojë; sa dhe rikonstruksionin që i’u bë kullës me milionat e Gërdecit, ka 8 vite që e sheh vetëm në video e fotografi
Sali Berisha është i vetmi politikan i tranzicionit, që ka frikë të shkojë në vendlindjen e tij, jo se është plak, por sepse është “në gjak” si personi që ka nxitur, urdhëruar e financuar 200 vrasje, zinxhir mes personash, fisesh e krushqish në Tropojë.
Nëse nga hakmarrja, Sali Berisha po mbrohet duke u strukur brenda makinave e apartamenteve të blinduar në Tiranë, dhe vilës së fortifikuar me roje në Lalz e mes luksit; ai po vuan shpirtërisht, faktin që nuk mund të shkojë dot tek kulla e babës në Viçidol.
Nuk e pengon askush, por e tmerrojnë “hijet e hakmarrjeve”, nga familjarët dhe pasardhësit e të vrarëve në Tropojë, të bëra prej egos, çmendurisë, dirigjimit, financimit dhe interesave të tij të shfrenuara për pushtet, pasuri e bajraktarizëm.
Edhe sot që po u afrohet 78 viteve, Sali Berisha nuk po guxon të shkojë tek kulla e babës në Viçidol, atje ku është lindur dhe ka kujtimet e fëmijërisë e adoleshencës.
Në 20 vitet e fundit, i rrethuar me roje të shumtë, ai ka shkuar për piknik në disa zona të bjeshkëve të Pukës, Kukësit e zonës së Dukagjinit, prej edhe nga ka publikuar foto e vidio dhe ka dhënë intervista i ngujuar brenda hoteleve.
Por nuk ka shkelur në Viçidol, ku siç ka deklaruar, nuk ka shkuar qysh prej moshës 24-vjeçare në vitin 1968, kur nisi punë mjek, u martua dhe filloi jetën i strehuar në shtëpinë e vjehrrit në Tiranë.
Mbi nostalgjinë dhe ndjenjën e fortë të mallit; trurin e Sali Berishës e dominon frika e hakmarrjes, aq sa mendon se pas çdo kthese, peme, shkëmbi, porte, dritareje, gardhi, kioske, makine e lulishteje në Tropojë, ka një nga “grykë pushke” që e vë në shenjestër.
Fakt/ Në muajin korrik 2018, kur shkoi për pushime në Dukagjin me gruan, vajzën, dhëndrin e mbesën; Sali Berishës i shkoi një ftesë anonime për “kafe vëllazërore” në Tropojë; prej të cilës u tmerrua aq shumë, sa kthimin për Tiranë e bëri brenda ditës me helikopter privat. Gjersa Haklajt dhe shumë familje të tjera, të veshura me të zeza, kanë deklaruar se masakrës së tij hakmarrëse, do t’i kundër-përgjen me hak-dhënie; duke e detyruar Sali Berishën, të iki nga kjo botë, me marazin që nuk shkoi dot te kulla e babës në Viçidol./Pamfleti