• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Sali Berisha: Jam kërcënuar nga SHBA, se do përshkallëzojnë sanksionet ndaj meje

10/12/2021
in Aktualitet
        
 

Sali Berisha deklaroi se është kërcënuar me përshkallëzim të sanksioneve ndaj tij në Thesarin Amerikan të Shtetit, por shprehet se nuk tërhiqet nga beteja e tij që ka në gjykatë me Sekretarit amerikan Blinken për shpifje.

Sali Berisha: Sali Berisha ka bërë të qartë qëndrimin e tij. Së pari, shpallja e tij non grata ka qenë rezultat i padiskutueshëm i lobimit korruptiv të Edi Ramës dhe George Soros. Unë kam bërë vetëm një veprim, i jam drejtuar gjykatës në Paris për shpifje dhe kam paditur Sekretarin e Shtetit për shpifje. Nuk kam bërë asnjë veprim tjetër. Kam deklaruar se nuk pranoj asnjë lloj lobimi, jam kërcënuar se do t’i dërgojnë të gjitha në Thesar.

Blendi Fevziu: Po, mund të përshkallëzohen sanksionet.

Sali Berisha: Ka qenë e prerë përgjigjia ime: Bëni ç’të doni, gjithçka është e bazuar në shpifje trillime dhe unë do mbetem vetëm në gjykatë. Përballja ime me deklarimin non grata është përballje në gjykatë, është një vendim politik i marrë nën lobimin korruptiv të George Soros pa asnjë fakt, pa asnjë dokument. Do merren vesh gjërat dhe do shihet çfarë turpi janë në ato dosje.

Sa i përket vizitës së zyrtarit të lartë amerikan Escobar që zhvilloi në Tiranë, Berisha theksoi se në asnjë rast nuk do të tërhiqet nga beteja e tij.

“Nuk do të tërhiqem më asnjë rrethanë dhe në asnjë rast. Sali Berisha është në një mision të ri. Dua t’i them z.Shehu është e vërtetë që PD duhet të kishte udhëheqës tjetër por dallimi im me Lulzim Bashën është shumë i madh. Lulzim Basha pas humbjes nuk jep dorëheqjen. Sali Berisha i humbi zgjedhjet dha dorëheqjen.

Njerëzisht do t’i sugjeroja z.Escobar, ai përcakton vetë axhendën, por kombet e vjetra kanë problematikat e tyre. Por në fakt janë esencialë. Kukullat nuk i pranojnë. Kështu që nga kjo mbështetje përfiton vetëm qeveria. Kjo është punë tjetër”.

Foltoren e tij me demokratët, Berisha e konsideron lëvizjen më të lirë pas Dhjetorit të vitit 1990.

“Pas 11 Dhjetorit 1990, Foltorja dhe Kuvendi produkt i saj është tubimi më i lirë në historinë e këtij vendi por mundet edhe në historinë politike të Europës. Është i pari i këtij lloji që pavarësisht nga çdo presion thirret nga shumica e delegatëve për faktin se ndjehen njerëz të lirë dhe duhet të mbështesin kauzën e lirisë. Kjo është dëshmi se ata janë njerëz të lirë”.


        
 
Next Post

Dueli mes Ristanit dhe Saliajit: Korbat e SHQUP-it të ndarë po i nxjerrin sytë njëri tjetrit publikisht me zullumet e tyre

“Berisha ka vënë fytyrën kundër SHBA, radhën e ka Meta”

Çudia e policisë greke! Shqiptari vari veten me lidhëse këpucësh në furgonin e policisë me pranga dhe ... pa lidhëse këpucësh

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved