Në një intervistë të dhënë në televizionin e të birit, Sali Berisha mes të tjerave është pyetur edhe nëse ka frikë nga vdekja.
Ai tha se nuk ka frikë nga vdekja, por gjithësesi shtoi se duhen marrë masat e nevojshme, për ta shmangur sa më shumë atë.
“Vdekatarët nuk duhet të kenë frikë nga vdekja.
S’fiton asgjë po të kesh frikë, vetëm sa terrorizon veten.
Duhet të ruhesh, të marrësh masat, pastaj erdhi, s’erdhi, s’ke ça t’i bësh.
Ti duhet të tregohesh i vëmendshëm dhe të marrësh masat.
Por ajo edhe mund të vijë.
Ti nuk e dëshiron, por frika nuk të shërben”, ka thënë Berisha.
(TemA)