• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, June 19, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Saliu, vulgu turbator që kërkon të krijojë armikun në fundin e vet politik”, Spartak Ngjela: Ja çfarë po përpiqen t’i bëjnë Shqipërisë

August 5, 2022
in Aktualitet, Debat
        
 

Avokati Spartak Ngjela, ka shkruar sot, me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’, në lidhje me situatën politike në ven.

“Saliu ndërkohë po kërkon të krijojë armikun, që këtë ta ketë si motiv edhe turma mbështetëse e tij.

Po ç’është kjo: gjetje, apo përsëritje e historive diktatoriale?

l.

Vulgi turbator

Këtë shprehje latine kanë thënë romakët e mëdhenj për turbulluesin e turmës: turbullues i vulgut.

Por, na duhet të vëmë në dukje se, në kohët moderne dhe, sidomos, gjatë shekullit të XX- ë këta turbullues turmash krijuan tiranitë më kriminale që kishte njohur historia.

Por, as Shqipëria nuk shpëtoi dot nga një i tillë vulgi turbator gjatë këtij shekulli: ky ishte Enver Hoxha.

Veçse, një i tillë është sot edhe Saliu, i cili kuptohet se është në fundin e vet politik.

ll.

Tani, të bën për të qeshur ky fundi i Saliut.

Sepse këta tipa kanë ekzistuar gjithmonë në histori.

Historianët e mëdhenj, këtë lloj tipi që ka gënjyer turmat dhe është në fundin e vet politik, e kanë quajtur:

Shqetësuesi i fundit i njerëzve të thjeshtë, i lindur nga llafazanët e kotë, nga gënjeshtarët dhe budallenjtë.

Por ajo që duhet të theksojmë tani si fakt historik, është e vërteta se këta tipa patologjikë e kanë në natyrën e sëmundjes së tyre armikun. Ata duan të infektojnë me maninë e armikut të tyre turmën që i mbështet, duke aluduar që, armiku i tij është edhe armiku turmës së tij mbështetëse.

Sepse dihet nga psikologjia e turmës që vulgu kërkon gjithmonë të ketë një armik të prekshëm dhe konkret

Hitleri gjeti ebrejtë. Dhe i sëmuri gjermanët me armikun e tyre të madh – ebrejtë.

Hitleri për gjithçka që nuk shkonte mirë në Gjermani fajësonte ebrejtë. Derisa u tha turmave që e përkrahin se:

“Nuk ka ndonjë formë të punëve të pista dhe ku, të paktën, të mos jetë përfshirë një ebre”.

Enver Hoxha, nuk u tha ebrej armiqve që krijonte dhe i likuidonte me zhurmë propagande, por tha se ata ishin armiq të tij dhe të Shqipërisë. Dhe këtë ua përcillte turmave që i kish’ shthurur deri në sëmundje.

Dhe vulgu i Shqipërisë e mbështeste se e kishte në natyrë të patologjisë së vet gjetjen e armikut të identifikuar.

Turma e përfshirë në politikën e pushtetit politik, kur gjen armikun e saj, krijon objektin konkret të shpirtit të vet të trazuar. Dhe këtu qetësohet dhe harron veten, se mendjen e ka te armiku i saj.

lll.

Por ja që, edhe Saliu, kuptohet se është i njëjti tip: ai duroi sa duroi, dhe e gjeti më në fund edhe ky armikun. Dhe këtë po ia shpreh përditë turmës që e mbështet. Dhe ky armik është kryeministri aktual: Edi Rama.

Por, nëse ish kancelari gjerman nazist dhe sekretari i parë komunist i Shqipërisë e gjetën armikun dhe ua përcollën turmave të tyre nga pozitat e forcës, se ata ishin në pushtet kur “gjetën” armikun – Sali ziu e gjeti armikun duke mos pasur fare forcë, madje edhe i akuzuar nga Uashingtoni për korrupsion të nivelit të lartë dhe në bashkëpunim me Alkaedën.

Dhe, prandaj, ky nuk po e entuziazmon dot turmën e tij, dhe pse Saliu po mendon se kësaj turme ia ka gjetur armikun.

Po “armiku” Edi Rama, çfarë po bën? Ai ndihet i sigurt në pushtetin e tij, se arkaizmat e Saliut me armikun e popullit nuk afektojnë dot më njeri në Shqipëri.

E kuptoni tani se çfarë po ndodh në Shqipëri?

Po Alibejajn, i cili tani e ka në drejtim të tij Partinë Demokratike ligjore, a do ta shpallë armik Saliu?”


        
 
Next Post

Blendi Fevziu reagoi i revoltuar pasi i publikuan foton që po ‘thyen’ rrjetin, Romeo Kara del me deklaratën e fortë ndaj moderatorit: Të mbajë shënime dhe...

Politika dhe media të mbushura me spiunë të ish-Sigurimit të Shtetit: Ja pseudonimet që kanë dominuar gjatë këtyre 30 viteve në Shqipëri

"Zëri i Amerikës" e pyet për Berishën: Çfarë bëni, pse nuk e hetoni? Arben Kraja nuk përgjigjet, flet broçkulla

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In