Njeriut më të urryer në krejt trojet shqiptare, i ka mbetur vetëm një gjë: sa herë i vërsulet drejtësia, nxjerrë në rrugë turmën që e beson akoma dhe hakërrehet kundër SHBA e SPAK, më mendimin se mund të evitojë gjykimin. Ndërsa gruaja, vajza e djali i bëjnë presion, mbasi besojnë se vetëm çmenduria e tij me kërcënime për të djegur Shqipërinë, mund t’i shpëtojë nga prangat dhe sekuestrimi i pasurive të vjedhura
Kushdo do kalonte në ç’ekulibër psikik dhe do merrte rrugët si Sali Berisha, nëse do ishte “kartë e djegur” para shqiptarëve, dhe pas 30 vitesh fuqiplotë në politikë do shpërfillej në parlament, nga faktori ndërkombëtar e do ishte familjarisht në situatë të rëndë penale.
Deri në vitin 2005, Sali Berisha i garantuar nga Fatos Nano e Ilir Metaj, se nuk do prekej nga drejtësia për firmat piramidale dhe masakrën e vitit 1997, protestoi edhe me tanke, për të marrë pushtetin që të pasuronte veten dhe klanin e tij.
Ndërsa pas shpalljes “non grata”, Sali Berisha po del në sheshe çdo 2-3 muaj sa herë i hap letrat drejtësia, duke nxjerrë në rrugë turmën që e beson akoma, duke u hakërryer kundër SHBA e SPAK, me shpresë se do evitojë gjykimin për krimet dhe sekuestrimin e pasurive të vjedhura.
Sipas kësaj situate që ai po kalon, duhet kuptuar dëshpërimi dhe gjendja e rëndë psikologjike e Sali Berishës, mbasi përveç humbjes së çdo pushteti, ka 4 “non grata” brenda në shtëpi: veten e tij, gruan, vajzën e djalin, të damkosur nga SHBA dhe Anglia.
Janë shpallur “non grata” si ish-familje presidenciale e kryeministrore, që prej 13 vitesh kanë bërë krime për të fshehur krimet e tyre, duke përdorur fuqinë dhe asetet e pushtetit.
Kanë penguar drejtësinë, që të mos i gjykonte e hetonte. Kanë bërë korrupsion sipëror me fondet e pasuritë publike dhe kanë penguar demokracinë për të sunduar të qetë.
Madje Anglia, në vendimin “non grata” u shtoi akuzën e bashkëveprimit me grupet mafioze, duke i përmendur fillimisht serbo-boshnjakun Damir Fazlliç, i cili përveçse ishte ortak dhe pastronte miliarda me Shkëlzenin, Argitën e dhëndrin Malltezi, sillej sikur ishte kryeministër dublant në Shqipëri.
Këto nuk janë prova e akuza morale, por janë prova e akuza të rënda penale, për të cilat “berishët” kanë filluar të ri-hetohen në Shqipëri, por edhe në SHBA, për krimet dhe aferat që kanë cënuar interesat Amerikane.
Edhe nëse ata që i shkojnë akoma mbrapa dhe vazhdojnë besojnë, se Saliu i nxjerrë në shesh kundër varfërisë e korrupsionit të Edi Ramës, duhet të ftillohen e të kuptojnë, se ai i përdor si turmë presioni ndaj SPAK e SHBA, për të shpëtuar veten e familjen nga drejtësia.
Sepse njeriut më të urryer në krejt trojet shqiptare, i ka mbetur vetëm një gjë: sa herë i vërsulet drejtësia, të nxjerrë në rrugë ata që e besojnë akoma dhe të hakërrehet kundër SHBA e SPAK.
Por ata që janë pranë tij, thonë se Saliu gjendet edhe në një situatë tjetër të detyrueshme për të vepruar kështu. Është vënë nën presion nga gruaja, vajza, djali e dhëndri, të cilët shpresojnë se vetëm çmenduria e tij me kërcënime për të djegur Shqipërinë, mund t’i shpëtojë nga prangat dhe sekuestrimi i pasurive të vjedhura./Pamfleti