Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të shtunë me vargjet perlë të poetit të madh shqiptar, Fan Noli, teksa ia dedikon kësaj situate të pazakontë të krijuar nga koronavirusi, ku shqiptarët janë izoluar nëpër shtëpi për më shumë se një muaj.
Rama ka zgjedhur një varg të poezisë së famshme “Anës Lumenjve”, si një mesazh për shqiptarët, teksa thotë se “pas dimrit vjen një verë”.
“Se pas dimrit vjen një verë, që do kthehemi njëherë, pranë vatrës, pranë punës, anës Vjosës, anës Bunës”, thuhet në vargun e zgjedhur nga Rama dhe që çdo shqiptar e ka dëgjuar nga perla e Fan Nolit “Anës Lumenjve”.