• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Blog

Sfidat reale të sezonit të ri politik në Shqipëri: Ose ikën Edi Rama, ose shkrihet opozita

August 31, 2019
in Blog
        
 

Nga Alfred Peza

Ditët e fundit të gushtit, më shumë sesa një ikje me përtacinë e kuptueshme njerëzore nga pushimet verore, duken si fillimi i rrugëtimi të ri politik që e nis në shtator. Pavarësisht shkëndijave të para të gjallërisë, atmosfera në ambjentet e selive kryesore politike rrotull qendrës së Tiranës, duket ende e përgjumur.

E para që e ka rindezur makinën e saj politike, ndryshe nga sa pritej, ishte Partia Socialiste në pushtet. Kryetari i saj Edi Rama, nga fillimi i javës e në vijim, po realizon një axhendë të ngjeshur takimesh, mbledhjesh e konsultimesh. Me lëvizjet nga jugu i Shqipërisë e në veri dhe nga Tirana në Elbasan, Kryeministri duket se po tenton që ti japi xhirot e duhura për udhë, makinës së tij politike.

Socialistët pas fitores së 60 nga 61 bashkitë e vendit në zgjedhjet lokale, kanë përpara procesin e madh të zgjedhjeve të përgjithshme në parti, që përmbyllet në Kongresin e janarit 2020. Krahas këtij procesi që do të përfshijë çdo hallkë, nga rreth 5 500 organizatat socialiste në territor e deri në forumet kryesore drejtuese të PS në të gjitha nivelet, Kryeministri Edi Rama do nisë edhe turin e takimeve e konsultimeve me “Forumet e Debatit Qytetar”, për të thelluar filozofinë e tij të bashkëqeverisjes me ta.

Fokusi i qeverisë qëndrore në këtë periudhë, mbetet tek aksioni i madh kundër informalitetit, në të gjitha fushat e jetës social- ekonomike. I nisur pak javë më parë, ky aksion do të përfshijë çdo qelizë të jetës së vendit, duke e ngritur në një stad të ri sfidën e shtetformimit tonë modern. Përmbushja e të gjitha detyrimeve, për të garantuar ngritjen dhe mirëfunksionimin e çdo hallke të sistemit të ri të drejtësisë, mbetet prioritet i prioriteteve. Ndërkohë që brenda tetorit, Shqipëria sëbashku me Maqedoninë e Veriut, presin që të marin një datë për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Realiteti politik në kampin opozitar sa vjen dhe përvijon qartë kristalizimin e bipolaritetit të saj. Jeta opozitare ka nisur të eci gjithnjë e më e sigurtë, mbi dy shina tashmë. Nga njëra anë kemi opozitën e rrugës e nga ana tjetër, opozitën institucionale. Opozitën antisistem dhe opozitën brenda sistemit politik e demokratik të vendit. Opozitën jashtparlamentare dhe opozitën parlamentare. Opozitën që po del nga skena dhe realitetet e reja opozitare që kanë hyrë e që po përgatiten që të futen vrullshëm, në skenën e madhe kombëtare.

Ky zhvillim nuk e bën skenën e përgjithshme politike të Tiranës, tripolare. Por, ajo e bën realitetin opozitar, dukshëm bipolar. Fenomeni i fragmentarizimit politik opozitar sa vjen dhe thellohet, po të kemi parasysh se edhe brendapërbrenda “Opozitës së Bashkuar” në rrugë, kemi një çarje. E cila ka nisur me qëndrimet e kundërta të PD dhe LSI për zgjedhjet e pretenduara nga Ilir Meta më 13 tetor e që vijon me një listë tjetër problemesh që po gjeneron pa u ndalur, realiteti politik i post 30 qershorit në Shqipëri.

Në këto kushte, nga kauza “ose ikën Edi Rama, ose shkrihet opozita” katërshja e lidershipit opozitar të rrugës Sali Berisha, Lulzim Basha, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi është përpara sfidës së re ekzistenciale: Ose rikthehen në sistem, ose dalin përfundimisht jashtë jetës politike të vendit. Sa më shumë kohë kalon nga mungesa e përfaqësimit të opozitës në pushtetin qëndror dhe atë lokal, aq më shumë bie pesha specifike e ndikimit të saj në jetën e vendit. Për pasojë, rrjedhja e mbështetjes nga elektorati për të, sa vjen dhe shteron në mënyrë të pandalshme.

Rruga e “Opozitës së Bashkuar” në shtator, për tu rikthyer në jetën politike e demokratike të vendit, kalon nga ulja pa kushte në tryezën e madhe të dialogut me mazhorancën e Kryeministrit Edi Rama. Nga mbështetja pa kushte për reformën në drejtësi. Nga përfshirja në komisionin e reformës së re elektorale për të adresuar të gjitha pretendimet për standardet dhe garancitë e kërkuara, për zgjedhjet e reja të 2021. Rrugë tjetër, siç u pa nga koha e djegies së mandateve të deputetëve në Parlament e deri më 30 Qershor, nuk ka.

A do vazhdojë opozita të qëndrojë ende në rrugë? Apo do të gjejë forca dhe kthjelltësinë e arsyes, për tu rikthyer sërisht në rrugën e Zotit? A do të rilindë ajo nga hiri i saj politik? Apo do ta çojë deri në fund aktin e vetvrasjes? Nisur nga këto dilema, shtatori nuk duket që të jetë thjeshtë një fletë e re në kalendarin e 2019. Por, një mundësi e re politike. Ndoshta mundësia e fundit, për ekzistencën e opozitës sonë rrugore.


        
 
Next Post

Ilir Meta, intervistë për “Il Giornale” si ekspert d.roge nga vila në Gjirin e Lalzit: Këtu fitimet janë më të mëdha se në Gjermani e Itali

ANALIZA: Franca po zhytet ngadalë në kaos

Voltanat nuk janë zgjidhja

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In