Socialistët pritet të mbajnë sot Asamblenë e tyre, ku dy çështjet kryesore që janë në axhendë lidhen me organizimin e fushatës dhe zgjedhjen e organeve drejtuese.
Pikërisht në ditën ku socialistë pritet të mbajnë sot Asamblenë e tyre, ku dy çështjet kryesore që janë në axhendë lidhen me organizimin e fushatës dhe zgjedhjen e organeve drejtuese, Presidenti i vendit i cili në fakt ka patur retorika të ashpra me kryetarin e PS Rama, ka vendosur t’u drejtohet socialistëve, pjesë e të cilëve ka qenë dikur.
Duke kujtuar kohën kur ai vetë ishte pjesë e partisë, Meta e cilëson Ramën një refugjat të cilin PS e mori dhe e bëri ministër, kryetar bashkie dhe kryeministër. Njeri i papërgjegjshëm që përjashtoi nga kjo parti profesorët dhe intelektualët më të spikatur të vendit, për t’i zëvendësuar ata me trafikantë dhe kriminelë, e cilëson presidenti kryetarin e PS.
Meta fton Ramën në debat televiziv dhe thotë se jep dorëheqjen nëse Kryeministri fakton takime të tij me subjekte të OFL.
Por kjo deklaratë është pasuar nga reagime të ashpra të qytetarëve, të cilët nuk e kanë kursyer Ilir Metën edhe pse në faqen e tij të rrjetit social.
Ata shprehen se presidentin e shqetëson diçka dhe zgjidhja e tij për të debatuar me Ramën në studion e Opinion nuk do të zgjidhë asgjë, por do të jetë vetëm një show për publikun.