• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

SHBA-BE s’tolerojnë më, urdhër të prerë Metës: Ministria e Brendshme të drejtohet në mënyrë të plotë dhe të pandërprerë!

November 15, 2018
in Aktualitet, Debat
        
 

Ndërkombëtarët kanë rritur presionin ndaj presidentit Ilir Meta sa i takon debatit për emërimin e Sandër Lleshit ministër të Brendshëm. Kreu i shtetit ka deri nesër afat të vendosë, por duket se kundër tij nuk është vetëm qeveria, por janë rreshtuar dhe SHBA e BE. Përveç ambasadorit Soreca dhe eurodeputeti Knut Fleckenstein, dje ka ardhur një thirrje e drejtpërdrejtë nga Brukseli për kreun e shtetit.

Ka qenë shefja për politikën e jashtme të BE, Federica Mogherini, ajo e cila ka bërë të ditur se nuk duhet të krijohet asnjë ngërç në punën e Ministrisë së Brendshme. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati pas takimit të 10-të të Këshillit të Stabilizim Asociimit mes Shqipërisë dhe BE-së, Mogherini deklaroi se Ministria e Brendshme duhet të ketë një drejtim të plotë.

“Unë mund të konfirmoj mesazhin tonë të bërë të ditur dhe në Tiranë. Është e rëndësishme për BE që të monitorojë punën e Ministrisë së Brendshme, e cila duhet të ecë në mënyrë funksionale dhe aktive. Ajo duhet të drejtohet në mënyrë të plotë dhe të pandërprerë”, tha ajo. Më tej shefja e zgjerimit në BE bëri të ditur se kjo çështje është diskutuar dhe në takimin me ministrin Bushati. Pra sinjalet janë se BE është e shqetësuar për ngërçin e krijuar dhe tani të gjithë janë rreshtuar kundër.

Përveç mediave dhe disa analistëve pranë presidentit, askush tjetër nuk e mbështet lëvizjen e tij. Por dje ka ardhur një mesazh i qartë nga Brukseli, me argumentin e ministria e Brendshme është vendimtare në luftën ndaj krimit e korrupsionit dhe këto janë kushte për hapjen e negociatave.

Bushati mesazh Metës

Një mesazh në distancë i ka dërguar dje presidentit edhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, shkruan ‘Sot’. Duke folur në konferencën e përbashkët me Mogherinin dhe komisionerin Johanes Hahn, Bushati tha se ka marrë porosi nga Brukseli se puna e Ministrisë së Brendshme nuk duhet të bllokohet. Por ai tha se thirrjet e ndërkombëtarëve duhet që të dëgjohen në Tiranë, duke ju adresuar në këtë mënyrë presidentit. “Përgjigjja nga ana e përfaqësues së BE ishte shteruese.

Të njëjtin mesazh ka marrë dhe gjatë punimeve të Këshillit të Stabilizim Asociimit. Në të njëjtën linjë çfarë ka deklaruar delegacioni i BE në Tiranë dhe ambasada e SHBA në Tiranë. Dua të besoj që mesazhi i qartë nga ana e Brukselit dhe Uashingtonit të dëgjohet qartë në Tiranë në mënyrë që nacionaliteti të triumfoj në vend. I jam falënderues Bashkimit Europian për të gjithë ndihmën që japin në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit. Dihet që partnerit kryesor është policia dhe Ministria e Brendshme.

Nesër afti i fundit

Presidenti Ilir Meta ka afat deri nesër për të vendosur nëse do e dekretojë ose jo Sandër Lleshin ministër të Brendshëm. Kryeministri i dërgoi të premten e javës së parë për të dytën herë kërkesën e presidentit dhe afti skadon këtë të premte. Kushtetuta ka vendosur 7 ditë kohë. Një ditë më parë Rama u shpreh i bindur se presidenti do e firmosë dekretin. Sipas tij, debati për statusin e Sandër Lleshit nëse është ushtarak aktiv apo jo është mjaft i kotë, pasi edhe nëse është aktiv ai mund të ç’dekretohet. Mbetet të shihet se çfarë do të vendosë Meta.


        
 
Next Post

E turpshme/ Meta kopja e shëmtuar e Nishanit: Kapterr Jari doli për parkun, shtangisti refuzon projektet zhvillimore të kryeqytetit

FOTOT/ Apeli për 17 më të rrezikshmit e Fierit, policia apel qytetarëve: Na ndihmo edhe ti!

Gazeta serbe: "Me syze dielli dhe kapuç, Gruevski fluturoi nga Tirana i ndihmuar nga punonjësit e Ambasadës Hungareze në Shqipëri”

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In