Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, shkruan se Shqipëria klasifikohet si një vend me rrezik të ulët nga koronavirusi.
Diplomatja amerikane, përmes një statusi në twitter, thekson se nga 7 qershori CDC e ka futur Shqipërinë te vendet me nivel të ulët të Covid-19.
Ky është patjetër një lajm i mirë për amerikanët dhe mund të ndikojë në rritjen e numrit të vizitorëve.
“Që nga 7 qershori, CDC e ka futur Shqipërinë si një vend me “Nivel 1: Niveli i ulët i Covid-19”. Ky është një lajm i mirë për amerikanët, që dëshirojnë të udhëtojnë në Shqipëri për argëtim ose biznes. Shikoni bashkangjitur për rekomandimet e CDC”, shkruan ambasadorja Kim.