Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje për dhënien fund të hundëfutjes së ambasadorëve të huaj në punët e brendëshme të Shqipërisë dhe nisjen e ndërtimit të një shteti të së drejtës.
“Jo më shtet të ambasadave por shtet të së drejtës”, ka artikuluar presidenti, Ilir Meta, ditën e djeshme, menjëherë pasi Ambasada e SHBA-së, për ligjshmërinë e konfliktit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese i sugjeroi Presidencës ti drejtohej Komisionit të Venecias.
Pakënaqësia e Ilir Metës ndaj përfaqësuesve të ambasadave, në fakt, nuk është e re. Ajo ka nisur që kur shtetet që ata përfaqësojnë i’a dogjën dekretin e anullimit të zgjedhjeve vendore, duke këmbëngulur mbajtjen e tyre në 30 qershor, gjë që edhe ndodhi.
Sikurse ishin ndërkombëtarët që nuk lejuan dhe bën nul dekretin e dytë të firmosur nga presidenti Meta, që i shpinte zgjedhjet e 30 qershorit në mesin e muajit tetor.
Ky qëndrim i ndërkombëtarëve i përcjellë nga përfaqësuesit e tyre zyrtar në Shqipëri, pra ambasadorët, shënoi dhe xhindosjen e Presidentit tonë “sedërli” që dhe me ndihmën e tyre ja doli të ecte para në karrierë dhe të fshinte një serë skandalesh që i rendojnë.
E themi këtë pasi nëse nuk do të ishte kështu sot Ilir Metën do ta kishim pas hekurave, së bashku me jo pak të ngjashëm të tij që çuditërisht vijojnë të jenë aktiv në politik dhe qeverisje.
Pa dashur të rreshtojmë shumë mjaft të përmendim videon e famëshme të ish ministrit të ndjerë, Dritan Priftit, që ishte fakti më hashiqar i përfshirjes së Ilir Metës në korrupsion, apo pasuritë e sheikta për të cilat kur nuk dha shpjegim etj. për të theksuar se ky shtetar i rebeluar ndaj ambasadorëve në emër të ngritjes së shtetit të së drejtës, prej dekadash është vetë jashtë ligjit.
Një shkelje flagrante kjo dhe e mjaftueshme për të aluduar se ulërimat e tij kundër “shtetit të ambasadave” janë pasojë e frikës se nën dhe me këmbëngulje të këtyre të huajve, ai dhe të ngjashëm të tjerë, që prej dekadash kanë dalë jashtë ligjit do të jenë viktima të shtetit të së drejtës së vërtetë.
Duam të themi me këtë se optika e asaj çka SHBA dhe BE ka projektuar me Reformën në Drejtësi është tërësisht e kundërt me “shtetin e së drejtës,” që pretendon dhe kërkon Ilir Meta.
Për të cilin vija e kuqe e Kushtetutës funksionon deri në pikën kur e lejon atë dhe të ngjashmit e tij të mbajnë statusin e paprekshmërisë dhe të daljes jashtë ligjit./CNA.al