• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Kronike

Sherr me leva hekuri e armë në Lezhë, dy vëllezër konfrontohet me 48 vjeçarin

10/06/2018
in Kronike
        
 

 

Një sherr me leva e armë ka ndodhur në Kurbin, me pasojë plagosjen e një personi. Ngjarja ka ndodhur tek Ish-Uzina Laç, ku pas një konflikti shtetasi S. T., pronar i një fabrike, ka goditur me levë hekuri shtetasin D. Lama, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Menjëherë pas këtij konflikti, vëllai të plagosurit, Rudolt Lama, ka marrë një pushkë dhe ka shkuar te fabrika e shtetasit S. T., ku e ka ofenduar dhe kërcënuar, si dhe ka qëlluar disa herë me armë. Ndërhyrja në kohë e policisë ka parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, duke arrestuar 22-vjeçarin Rudolf Lama, si dhe ka shpallur në kërkim autorin e plagosjes, S. T.

Njoftimi i policisë:
Ndërhyrja në kohë rekord e policisë parandalon përshkallëzimin e një konflikti i cili agravoi në përdorimin e armëve të zjarrit. Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i përdorimit të armës së zjarrit si dhe sekuestrohet arma e zjarrit pushkë. Shpallet në kërkim autori tjetër i dyshuar i konfliktit.

Me datë 09.06.2018, nga specialistët e Seksionit kundër krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– Rudolf Lama, 22 vjeç, banues në Kurbin për veprat penale ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” ” Kanosja” dhe “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” parashikuar nga nenet 278/1, 84 dhe 274 të Kodit Penal.

Gjithashtu, u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit S.T. 48 vjeç, banues në Kurbin për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.

Në mesditën e datës 09.06.2018, shtetasi S.T., tek Ish – Uzina në Laç, është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin D.Lama (vëllai i shtetasit Rudolf), ku e ka goditur me mjet të fortë ( levë hekuri) duke i shkaktuar lëndime trupore, i cili është dërguar në Spitalin e Traumes në Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Në momentin që shtetasi Rudolf Lama ka marrë vesh për konfliktin, ka marrë një armë zjarri pushkë model 63, me fishekë, dhe në gjaknxehtësi, ka shkuar tek fabrika e shtetasit S.T. ku e ka ofenduar dhe kërcënuar si dhe ka qëlluar disa herë me armën e zjarrit.

Falë vlerësimit në kohë të situatës dhe njoftimit për konfliktin, nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, është bërë e mundur ndërhyrja në kohë rekord duke arrestuar në flagrancë shtetasin Rudolf Lama dhe sekuestruar edhe armën e zjarrit pushkë me të cilën kishte kërcënuar dhe qëlluar. Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.


        
 
Next Post

“Aktori” i videos që imitoi Agronin, “kap për fyti” Salianjin, i kërkon “hakun e punës” që luajti rolin e “Kapos” së “Portokallisë”

I ikën gruaja nga shtëpia shqipëtarit, ai tenton t’i vejë flakën pallatit, 20 familje evakuohen

”Eh mor djalë që i dhe fund jetës për një vajzë pa dinjitet”: Mesazhe prekëse për Xhafer Matën

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved