Gjatë takimeve që kreu i PD Lulzim Basha ka zhvilluar me qytetarët në Fier, një e re i ka dalë përpara duke i thënë se do ndryshimin.
“Jam një ish socialiste e demoralizuar. Një kryeministër që ka qenë tetë vjet dhe thotë kemi bërë vetëm gjysmë e rrugës, do të na shtypë e të na vrasi. Më mirë të mblidhemi këtu të vdesin nga virusi sesa nga ai ”, tha ajo.
“Do punoj për të gjithë dhe për socialistët”, iu përgjigj Basha.
Basha u bëri thirrje simpatizantëve që të ruajnë distancën e të respektojnë rregullat anti COVID, ndonëse ata ishin në grumbull.
“Jeni ruajtur nga COVID, vazhdoni të ruheni, vëre maskën”, i tha Basha një zonje.