• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Shkelje gjatë procedurës parlamentare: Zgjedhja e Genta Bungos si komisionere përfundon në Gjykatën Kushtetuese

20/08/2026
in Aktualitet, Debat
        
 

Më 7 maj të këtij viti Genta Bungo mori 83 vota si komisionerja e re për mbrojtjen nga Diskriminimi. Bungo u zgjodh vetëm me votat e socialistëve dhe me kundërshtinë e demokratëve!

Por 3 muaj më pas, zgjedhja e saj është ankimuar në Gjykatën Kushtetuese nga një tjetër kandidate që synonte postim.

Ish-kolegia e Genta Bungos në komisionin e vettingut, Rozeta Ivanova pretendon parregullsi gjatë procedurës së zgjedhjes së Komisioneres dhe kërkon shfuqizimin e vendimit të datës 7 Maj 2026.

Në fakt sipas Ivanovës ka qenë Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik i cili ka kryer shkelje kushtetuese kur nuk e ka dëgjuar atë në një seance të hapur. Por referuar seancës së datës 8 prill të vitit 2026 Komisioni e kishte ftuar Rozeta Ivanovën për tu dëgjuar por ajo nuk ka marrë pjesë në seancë!

Burime pranë Kuvendit thanë se Ivanova kishte lajmëruar kuvendin për mungesën e saj dhe kishte kërkuar një orë ose ditë tjetër për tu dëgjuar gjë e cila nuk ka ndodhur, ndaj ajo kërkon në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimin e Kuvendit për zgjedhjen e Komisionerit.

Padia është dorëzuar ditën e fundit të korrikut, ndërsa si relatore është caktuar gjyqtarja kushtetuese Marjana Semini.

Fillimisht do të jetë në dorën e Kolegjit të Gjykatës përbërë nga 3 anëtare nëse padia e Ivanovës do të pranohet për shqyrtim në themel, e më pas 8 anëtarët do të vendosin në lidhje me themeli ne çështjes nëse kalon filtrin e parë.

Bungo që më herët ka shërbyer si Komisionere në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit kandidoi dhe i zuri vendin vetëm e Robert Gajdës mandati i të cilit në krye të KMD kishte mbaruar prej 2 vitesh.

Emërimi i Bungos, shënon rastin e dytë të kundërshtimit në Gjykatën Kushtetuese të një emërimi nga parlamenti në intsitucionet e pavarura.

Disa javë më herët vendimin e Kuvendit për Zgjedhjen e Endri Shabanit në krye të Avokatit të Popullit e kishte kundërshtuar individualisht Adriana Kalaja e cila ishte pjesë e Garës por gjykata Kushtetuese nuk e kishte pranuar ankimin individual, ndërsa aktualisht, zgjedhja e Shabanit, po shqyrtohet në kushtetuese pas padisë që ka depozituar grupi parlamentar i Partisë Demokratike.


        
 
Next Post

Europa League/ Oreksi vjen duke ngrënë, Nevil Dede i Egnatias: Në fushën tonë nuk fiton askush, s'kemi dalë për shëtitje

Fluturime pa karburant në të ardhmen? Avioni më i madh elektrik në botë shpenzon vetëm 5 dollarë energji për 27 minuta

U hodh me makinë në det me bashkëshorten brenda, arrestohet 46-vjeçari shqiptar në Rimini të Italisë! Gruaja rrëfen sulmin: Më kapi nga qafa, donte të më vriste!

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved