Hemorragjia në Top Channel vazhdon. Pas më shumë se 50 largimesh vetëm muajt e fundit nën drejtimin e Vjollca Hoxhës dhe Ben Blushit, nga televizoni i njohur Top Channel lista me largime vazhdon të shtohet.
Një nga ikonat e lajmeve në televizionin Top Channel ka kërkuar të largohet. Gentjana Popa, prej vitesh në ekranin e Top-it, mesa duket nuk ka arritur të përshtatet me kushtet e reja që iu janë vënë stafit, ajo ka kërkuar të mbyllë kontratën me televizionin e drejtuar nga Ben Blushi.
Burime pranë Top Channel i thanë CNA.al se ka qënë vetë Ben Blushi i cili ka shkuar deri në ‘kërcënime’ në lidhje me kontratën që ka Popa me Top-in, por beteja e saj vazhdon
Një tjetër largim është rapotuar në media ditët e fundit. Spikerja e lajmeve, Juli Krisfai prej disa muajsh moderatore në Pasdite në Top Channel, do të largohet për t’iu bashkuar një tjetër televizioni.
Largimet nuk kanë të sosur.
Denisa Pasholli një emër i futur vitet e fundit në Top Channel, por me shumë vlerë në punën e saj, pritet të largohet.
Korrespondente në terren, spikere në studio, Denisa është bërë një nga imazhet e Top-it, por dhe Pasholli si shoqet largohet bashkë me “hemoragjinë” Ben Blushi-Vjollca Hoxha.
Me ikjen e ketyre ikonave nga Top-i, e pabesueshme por mund të ndodhë që shumë shpejt lajmet ti japë vetë Vjollca Hoxha apo Ben Blushi .