Gjatë bashkëbisedimit online me ndjekësit e tij në FB këtë të shtunë, kreu i PD Sali Berisha, ka folur edhe për replikat me ministren e Shtetit Erjona Ismaili të cilat nisën gjatë seancës parlamentare ditën e enjte. Atë ditë Berisha nëpërmjet një pyetje retorike, eakuzoi ministren Ismaili se, për tu bërë deputete kishte kaluar nga zyra e Ergys Agasit.
Më pas ka ardhur edhe kundërpërgjigjia e ministres dhe deputetes, nëpërmjet vetëm një fjalia në faqen e saj zyrtare në FB, pasi ka shpërndarë fjalimin në parlament i cili shkaktoj akuzën e Berishës: Këtu flas për zyrën e Agasit, ku shkova bashkë me Argitën! Dy ditë më pas, gjatë bashkëbisedimit në FB këtë të shtunë, Berisha është “zbythur” nga akuza e rëndë ndaj Erijin Ismailit duke shpjeguar se, deklarata e tij nuk ka pasur asnjë kuptim tjetër, përveçse politik!
BERISHA: Lidhur me atë zonjën. Paska bërë një koment ajo, nuk ka pasur asnjë kuptim tjetër fjala ime përveçse politik.
Po atyre u shkon mendja mbarë e mbrapsht e pastaj m’i veshin mua ato që unë s’i them.
Jo, sepse atje shkonin ministrat e i thoshin: ‘na e ndërro pak ministrinë’.
