• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, June 26, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Shoqata e Avokatëve Penalistë thirrje KLGJ: Seancat gjyqësore të bëhen publike, ndryshe do quhen të pavlefshme, zbatoni ligjin

September 1, 2020
in Aktualitet, Debat
        
 

Situata e krijuar në vendin tonë për shkak të pandemisë globale COVID-19 ka ndryshuar mënyrën e sjelljes të çdo qytetari dhe të gjitha institucioneve.

Që nga momenti që u shënuan rastet e para e deri më sot, qeveria ka dalë me një sërë masash, ku më kryesorja është shmangia e grumbullimeve në ambiente të mbyllura. Mes shumë institucioneve që iu ndërpre puna ishin edhe gjykatat, ku të pandehurit prisnin rifillimin e seancave për vendimin që do jepej.

Por edhe kur me vendim qeverie rifilluan seancat, u dha urdhër që ato të zhvilloheshin pa publik, pra pa praninë e familjarëve apo mediave. Në këto kushte, ditën e djeshme Shoqata e Avokatëve Penalistë të Shqipërisë përmes një shkrese i ka kërkuar Këshillit të Lartë Gjyqësor që të zbatohet neni 399 i KPRP, që ka të bëjë me seancat gjyqësore, të cilat në shumicën e rasteve zhvillohen pa të pranishmit.

Shoqata e Avokatëve Penalistë bën thirrje që në seanca të jenë prezentë të paktën familjarët, ndërsa kjo thirrje është përsëritur edhe nga avokati i njohur Saimir Vishaj. Shoqata e Avokatëve ka kërkuar që seancat gjyqësore të bëhen publike, ndryshe sipas tyre ato do të quhen të pavlefshme. Po ashtu, ata kërkojnë që nga seancat gjyqësore të përjashtohet pjesëmarrja e të miturve, apo personave të armatosur.

“Shoqata e Avokatëve Penalistë të Shqipërisë kërkon nga KLGJ dhe gjykatat për seancat gjyqësore (themelin) zbatimin e nenit 399 të KPRP, veçanërisht për familjarët e të pandehurve (prindërit, bashkëshorti/ja, bashkëjetuesja, fëmijët e të pandehurit,vëllai,motra).

Neni 339 KPRP: Seanca gjyqësore është publike, përndryshe quhet e pavlefshme; Nuk pranohen në seancë të miturit nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç dhe ata që janë në gjendje dehje, intoksikimi ose çrregullimi mendor; Ndalohet prania në seancë e personave të armatosur, me përjashtim të pjesëtarëve të forcave të ruajtjes së rendit”, thuhet në kërkesën e Avokatëve Penalistë të Shqipërisë drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor.


        
 
Next Post

Debatet për kufirin detar, Myslim Pashaj: Ja pse nuk mund të zbatohet ndarja me 12 milje! Greqia synon të marrë territor

Aida Hajnaj nis sot zyrtarisht detyrën si drejtuese e BKH-së, vjen paralajmërimi i fortë i Ambasadës Amerikane: Hap drejt drejtësisë që shqiptarët meritojnë!

Këshilli i BE gati kornizën negociuese: Gjermania me sytë nga SPAK për arrestime të bujshme dhe politika për të përmbushur sa më shpejt kushtet

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In