Altin Goxhaj është shoqëruar dje në polici për shkak se ka mbajtur një protestë paligjshme. Pasi është liruar, ai ka dhënë alarmin se do t’i heqin qafe duke iu bërë shiringa. “Ngjarja më e tmerrshme e ditës së sotme nuk ishte dhuna policore ndaj qytetarëve më paqësore që ka Shqipëria! As diskriminimi i protestuesve ndaj Diktaturës të cilët dhunohen dhe tërhiqen zvarrë ndërsa edveristët e 5 Majit apo Lulistët e Salianjit lejohen çdo ditë çdo orë madje ndihmohen me policë!
As mbajtja në Komisaritat e 14 vetave në një qeli 10 metra të vogël dhe pa respirim!
Ngjarja më e tmerrshme që përcakton standartin e ri të zjarrit që ju ka ardh në çati është përdorimi i autoambulancave dhe mjekëve si armë të diktaturës policore-sanitare.
Do ju heqin qafe nesër me autombulanca o të mjerë!
Do ju heqin qafe me shiringa selektive o të verbër! Do ju heqin qafe në spitale o të mpirë”, shkruan Goxhaj, që sa herë del nga qelia, lëshon ndonjë perlë.
Kujtojmë që para ca kohësh tha se në qeli, policët i kishin future shkopin e gomës nga prapa.