Abedin Oruçi, ish-kryetari i Këshillit të PD në Kukës, shpallet në kërkim nga Policia.
Sipas informacioneve nga Prokuroria e Kukësit, Oruçi akuzohet për disa vepra penale, si “Kanosje për shkak të detyrës”, “Evazion fiskal” dhe “Ndërtim pa leje”.
Mësohet se Abedin Oruci ka qenë kandidat i Bindjes Demokratike për zgjedhjet vendore. Më herët ai ka qenë edhe kreu i këshillit bashkiak të PD-së dhe PDIU-së në Kukës.