Ilir Meta tha se në cilësinë e kreut të shtetit ka të gjithë të drejtën për të shpërndarë Parlamentin, pasi vendi tha ndodhet në kushtet e një “grushti shteti”, natyrisht me ndonjë ligj kushtetues që ai e shikon në ëndërr, sepse nuk ka asnjë nen që i’a jep këtij lloj presidenti tagrin të guxoj të dekretoj shpërndarjen e parlamentin.
Deklarimi i tij vërtet tregon se Ilir Meta tashmë ka nevoj për mjek si i çekuilibruar mendërisht duke folur përçartë dhe duke aluduar se ai do ngrej popullin dhe do krijoj “kushtetutë popullore” ose shqip do bëhet kryegrevist.
“Presidenti ka të drejtë në kushtet e një grushti shteti sic është Shqipëria sot sidomos pas cënimit të 5 qershorit e shumë akteve të tjera, presidenti ka të drejtën e Zotit të kërkojë popullit të zbatojë dekretet e presidentit kur institucionet janë të kapura nga mafia e oligarkët.
Kaq po them më shumë do shikoni në të ardhmen nëse do ketë shaka të tilla, ju vazhdoni provokoni popullin shqiptar, s’ka destabilitet më të madh se sa kjo që ndodh në Shqipëri”.
Kreu i shtetit tha se akti më i madh që do bëjë në historinë e vendit, pas zgjedhjeve të 25 prillit, do jetë kthimi në epokën e sundimit përmes referendumeve.
Por kush është ky që bënë referendumi, sepse nuk e kuptojmë se çfarë thotë kur ligji kushtetues edhe refendumin nuk ja ka atashuar presidentit dhe nuk e kuptojmë se si dhe me cilin do i bëjë Meta këto çudira. Siç duket Iliri ëndërron se pas 25 Prillit do jetë kryetari i opozitës, me një shumicë absolute dhe jo një humbës që ka llogari për të dhënë para drejtësisë
” Akti më i madh që do bëj në historinë e Shqipërisë bashkë me popullin shqiptar do e fusim Shqipërinë pas 25 prillit në epokën e sundimit të popullit përmes referendumit, vetëm ajo do sjellë sundimin e ligjit.
Ne do kthejmë në epokën e sundimit përmes referendumeve, vetëm ajo e mbron Shqipërinë, pa garantuar sovranitetin e popullit nuk garantojnë sovranitetin e shtetit. Jo më shpejt se 25 prilli se kjo kërkon parlament të ri e vullnet politik”.