Analisti Shpëtim Nazarko u shpreh se mund të hynin në ‘gjynah’ nëse do të thonin se armën që pretendohet se u gjet pas vrasjes së 25-vjeçarit Kloduan Rasha mund ta kishin fshehur kolegët për të lehtësuar pozitat e policit në kushte të vështira psikologjike.
Nazarko tha se në këtë shoqëri është bërë më e vështirë që të fabrikohen provat.
“Mund të thuhet ose ajo armë mund të jetë i të ndjerit, ose i ndonjërit që ka dashur që të ndihmojë policin. Por jemi në fushën e spekulimeve. Unë jam me avokatin. Një gazetari të vjetër asi lejohet që të tejkalojë anën profesionale.
Brenda kësaj ngjarje mund të ketë një tërësi faktorësh që rëndojnë. Nëse do të bësh një lidhje se si u gjet aty një pistoletë, në një pellg me ujë. Sapo pash një film amerikan që i hidhnin armët në det. Por kjo është që t’i hysh tjetrit në gjynah. Ka dy variante të lidhura me ngjarjen.
Një pjesë krimeve të 97 ishte produkt i disa të rinjve, dhe thonin; ‘shef ta vras unë?!’. Në këtë pikë do hyje në gjynah nëse do thoje se; ‘e kanë fshehur ata për të lehtësuar pozitat e një polici në tronditje psikike’. Nëse është kështu, ata që e kanë bërë s’kanë fituar gjë. Në Shqipëri, nëse shoqëria fokusohet diku, është e tmerrshme që të fabrikosh prova. Tani shoqëria jonë është e emancipuar dhe është me zarar për palët nëse bëhen truke të tilla.”, tha Nazarko për News24.