• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Shqetësohet policia europiane: Kthimi i Holandës në narko-shtet një fakt

May 10, 2018
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Disa ditë më parë një grup deputetësh holandezë që vizituan Tiranën shprehën shqetësimin për shtimin e grupeve kriminale shqiptare të përfshirë në trafikun e drogave të forta në Holandë.

Ndërkohë gjatë një takimi në kuadër të Ditës se Europës, kreu i kuvendit Gramoz Ruçi, duke marrë shkas nga deklaratat e kolegëve të tij holandez deklaroi:

Nuk mund ta njollosin Shqipërinë një grusht kriminelësh në Holandë. Prostitucionin dhe drogën nuk e shpikën shqiptarët, por e gjetën në Europë. Kanabisi është një njollë e zezë për Shqipërinë, por fara e kanabisit dhe teknologjia vjen nga Holanda. Edhe tregu i shitjes së kanabisit është Holanda.

Prestigjiozja britanike The Guardian, këtë të enjte i ka kushtuar një artikulll të gjatë trafikut të drogës në Holandë. Një raport nga Sindikata e policisë holandeze ka paralajmëruar se shteti holandez po fillon ti ngjajë një narko-shteti.

Sipas shifrave të publikuara shihet një prirje në rënie, por policia thotë se shumë nga viktimat kanë ndaluar raportimin e incidenteve kriminale.

Dedektivët shohin teksa pjestarët e grupeve kriminale të vogla shëndërrohen në sipërmarrës të pasur në disa fusha të ndryshme të vendit, si në tregun e shtëpive, agjenësitë e udhëtimit etj.

Gazeta prestigjioze e ka shkruar artikullin bazuar në dëshmitë e 400 agjentëve të policisë, të cilët thonë se Holanda përmbush karakteristikat e një narko shteti. Detektivët u shprehën se shohin paralel një ekonomi që po lulëzon.

Njohësit e problematikave të drogave janë skeptikë ndaj shitjes së kanabisit në kafenetë dhe statusin ligjor të prostitucionit në vend, nga kjo pretendojnë se Holanda është promovuar pa dashje si një qendër e madhe për trafikimin e drogës dhe njerëzve.

Një pjesë e madhe e drogës në formën e ekstazës në Evropë dhe në SHBA vjen nga laboratorë në jug të vendit, të cilat gjithnjë e më shumë drejtohen nga bandat marokene të përfshira në prodhimin e kanabisit. Gjysma e 5.7 miliard euro në vit të kokainës në Evropë vjen përmes portit të Roterdamit, sipas Europolit.

Sindikata e policëve kërkoi rekrutimin shtesë të 2000 oficerëve.

Sipas raportit të Prokurorisë së Përgjithshme ka pasur një rënie prej 25% të numrit të krimeve të regjistruara gjatë nëntë viteve të fundit, në më pak se 1milion, por gazeta raportoi se 3.5 milion krime janë të paregjistruara çdo vit.

Kryebashkiaku i Amsterdamit dhe shefi i policisë të kryeqytetit Holandez thanë së ka një rritje të bandave kriminale dhe një zhvendosje e krimit të organizuar nëpër lagje, të padepërtueshme(te pazbuluara) nga ana e forcave policore.

Shefi i policisë së Amsterdamit, Pieter-Jaap Aalbersberg tha që të rinjtë holandezë mund të kryenin një vrasje edhe nën ofertën e 3000 eurove, ndërkohë që vite më parë, një gjë e tillë ishte e nevojshme të vinin profesionistë nga jashtë vendit, nën shifrën e 50 mijë eurove.

Në raport thuhet se pre e sulmeve kriminale zakonisht janë të moshuarit, në veçanti, vjedhja, mashtrimi dhe dhuna ndaj të moshuarve dhe personave të prekshëm është rritur jashtëzakonisht shumë dhe vëmendja e pamjaftueshme i është kushtuar kësaj.

Ministri holandez i Drejtësisë Ferd Grapperhaus  pranoi se është një sinjal që ne duhet të marrim seriozisht. Kjo qeveri e njeh ekzistencën e nevojës për investime në forcat policore.

https://youtu.be/nI_pqZNSxKc


        
 
Next Post

Pyetja “100 milionë dollarëshe” që duhet t’i përgjigjet Izet Haxhia

Nëse do kishte drejtësi, Basha s’do të ishte politikan por një i dënuar në Peqin apo Fushë-Krujë

Thellohet skandali në Elbasan: ”… nga ky dekan vdiqën 13 vajza”

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In